Flash

Tentuan të helmonin të penduarin në procesin ndaj Shullazit, burg dy personave

Lapsi.al 12 September 2023
Tentuan të helmonin të penduarin në procesin ndaj Shullazit, burg

Apeli i GJKKO dënon me 6 vjet e 4 muaj burg në total Gentian Goskovën dhe Ervis Kosovën të akuzuar se tentuan të helmonin Luftar Reçin, i penduari i drejtësisë në procesin ndaj Emiljano Shullazit dhe të tjerëve.

Në aplikim të gjykimit të shkurtuar, Goskova dhe Kosova përfitojnë ulje të dënimit. Përkatësish, Goskova do të vuajë 2 vjet burgim, ndërsa Kosova 2 vjet e 4 muaj.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Nertina Kosova (kryesuese), Saida Dollani (anëtare) dhe Iliriana Olldashi (anëtare), më datë 12.09.2023, përfundoi shqyrtimin e çështjes së regjistruar me nr. 36 akti, datë 23.05.2023 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesit/të pandehurit Ervis Kosova, Gentian Goskova, kundër vendimit nr. 01, datë 09.01.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:

“1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gentian Goskova për veprën penale “Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 312 dhe 25 të K.Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

2. Në aplikim të nenit 406, pika 1 të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin përfundimtar të të pandehurit Gentian Goskova me 2 (dy) vjet burgim.

3. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Gentian Goskova të fillojë nga data 19.02.2022, datë e ekzekutimit të masës së sigurimit “arrest në burg” dhe të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ervis Kosova për veprën penale “Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 312 dhe 25 të K.Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

5. Në aplikim të nenit 406, pika 1 të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin përfundimtar të të pandehurit Ervis Kosova me 2 (dy) vjet e 4 (katër) muaj burgim.

6. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Ervis Kosova të fillojë nga data e ekzekutimit të vendimit dhe të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme…”

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 01, datë 09.01.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI