Flash

Nga aleatë të SHBA-së në të pandehur/ Pse Uashingtoni e mbështeti Gjykatën Speciale për Kosovën

Uashingtoni ndërtoi një marrëdhënie të ngushtë me udhëheqjen e UÇK-së në Kosovë, duke bërë që shumë prej figurave të saj të besonin se mbështetja politike amerikane do t’i mbronte në fund nga Dhomat e Specializuara. Por në botën e realpolitikës, miqësitë ndërkombëtare rrallë janë pa kushte, pasi kur interesat strategjike ndryshojnë, partneri i domosdoshëm i së djeshmes mund të bëhet i pandehuri i sotëm.

22:59 Fron Nahzi

Stuhia “Daniel” zhvendoset në Libi, 2 mijë të vdekur

Lapsi.al 12 September 2023
Stuhia “Daniel” zhvendoset në Libi, 2 mijë të vdekur

Mijëra persona besohet se kanë vdekur si pasojë e një stuhie të fuqishme që ka shkaktuar përmbytje shkatërruese në Libi.

Lideri i Qeverisë në lindje të Libisë, e cila nuk njihet ndërkombëtarisht, ka thënë se numri i vdekjeve mund të shkojë në 2.000, ndërsa mijëra njerëz tjerë vazhdojnë të jenë të zhdukur.

Stuhia Daniel ka zbarkuar në Libi të dielën, duke i detyruar autoritetet që të shpallin gjendje të jashtëzakonshme.

Shtatë pjesëtarë të ushtrisë së Libisë janë zhdukur në operacionet e kërkim-shpëtimit.

Zyrtarët në lindje kanë nisur të zbatojnë orë policore, ndërsa shkollat dhe dyqanet janë mbyllur.

Teksa numri i viktimave rritet, Kryqi i Kuq i Libisë ka thënë se të paktën 150 shtëpi janë shkatërruar.

Ndonëse administrata me bazë në Bengazi është marrë me situatën në lindje të shtetit, rivalja e saj, Qeveria e njohur nga komuniteti ndërkombëtar në Tripoli, është përfshirë, po ashtu.

Kryeministri Abdulhamid Dbeiba, ka thënë se i ka urdhëruar të gjitha agjencitë shtetërore që t’i adresojnë dëmet pas përmbytjeve, derisa Zyra e Kombeve të Bashkuara në Libi, ka thënë se është duke e vëzhguar situatën nga afër.

Libia është ndarë në dy administrata rivale prej vitit 2014, pas vrasjes së liderit Muammar Gaddafi, më 2011.

Të dyja qeveritë i kanë shpallur tri ditë zie, për t’i nderuar viktimat e stuhisë Daniel.

Shkencëtarët për klimën kanë tërhequr vërejtjen se ndryshimet klimatike nënkuptojnë më shumë sasi të ujit gjatë sezonit veror, çka mund të rezultojë me stuhi intensive. REL

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e martë

Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant gjatë orëve të paradites, por pjesa e dytë e d...

07:40

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI