Flash

Rrajat po lirohen/ Flet Jashar Maja: Sot mund të isha i vdekur

Lapsi.al 12 September 2023
Rrajat po lirohen/ Flet Jashar Maja: Sot mund të isha i vdekur

Prokuroria e Tiranës e ndryshoi akuzën për anëtarët e fisit Rraja të cilët dhunuan në mënyrë brutale Bilibil dhe Jashar Majën. Në nisje të hetimeve, personat e përfshirë në këtë ngjarje u akuzuan për “plagosje të rëndë me dashje, në bashkëpunim”, por më pas Prokuroria ka vlerësuar se hetimi duhet të vijojë për “plagosje të lehtë me dashje”.

Sipas Prokurorisë ndryshimi i kualifikimit ka ardhur pas administrimit të akt-ekspertimeve mjekoligjore ndaj të dëmtuarve. Jashar Maja tha në emisionin “Now” në Euronews Albania se ai dhe kushëriri i tij mund të kishin vdekur nga dhuna barbare e ushtruar ndaj tyre. Ai u shpreh se janë dhunuar moralisht dhe fizikisht dhe sot nuk kanë mbrojtje nga askush, as nga shteti.

“Unë nuk di se ku duhet të ankohem dhe ku ta kërkoj të drejtën time. Ai personi vdiq për një grusht atje në Vlorë. Unë dhe vëllai im mund të ishim të vdekur sot. Kishte mundësi të ishim viktima”, – u shpreh Maja.

Jashar Maja ka folur edhe për ndryshimin e akuzën nga ana e Prokurorisë së Tiranës për anëtarët e fisit Rraja. Maja u shpreh se nuk janë dakord me vendimin që ka marrë Prokuroria dhe do kërkojnë riekspertim të kësaj çështjeje nga fillimi deri më tani.

“Bilbili ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale në kokë në Itali për shkak të dhunës së ushtruar. Do të kryejë sërish një ndërhyrje tjetër në dorë gjatë këtyre ditëve. Unë nuk e di si e quan prokuroria plagosje të lehtë sepse janë pamjet filmike që tregojnë të gjithë dhunën e ushtruar ndaj meje dhe Bilbilit. Kërkoj drejtësi për këtë çështje”, - u shpreh Maja. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Merr flakë makina në Vlorë

Një makinë është përfshirë nga flakët këtë pasdite në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në fshatin Kaninë. Automjeti tip “Fiat” ka marrë flakë në ecje....

18:16

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI