Flash

Përmbytjet apokaliptike, BE i jep Greqisë 2,25 miliardë euro

Lapsi.al 12 September 2023
Përmbytjet apokaliptike, BE i jep Greqisë 2,25 miliardë euro

Evropa qëndron përkrah popullit grek. Ndihma jona është një bashkim solidariteti. Komisioni do të jetë i shpejtë, i menjëhershëm dhe krijues, tha kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen lidhur me përmbytjet në Greqi.

“Ne mund të shpenzojmë fondet e pashpenzuara, të cilat përndryshe do të humbnin. Mund të mobilizojmë burimet e Fondit Social. Elementi i tretë është se politika e përbashkët bujqësore mund të luajë një rol”, tha Von der Leyen, pas takimit me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.

“Në këtë mënyrë do të mund të mobilizojë 2,25 miliardë euro për Athinën”, shtoi ajo.

“Për më tepër, Komisioni është i gatshëm të vlerësojë kërkesën e Greqisë për fondin e solidaritetit, i cili mund të çojë në lëvrimin e më shumë se 400 milionë euro vitin e ardhshëm. Më në fund, ka fonde nga gjenerata e ardhshme e BE-së”, tha Von der Leyen.

“Kërkesa për rishikim ka mbërritur tashmë nga Greqia, por ne do të jemi fleksibël”, shtoi Von der Leyen.

“Përballë këtyre fatkeqësive dhe ndryshimeve klimatike, është e nevojshme të rritet niveli i fondit të solidaritetit,” tha Mitsotakis.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI