Flash

Nga aleatë të SHBA-së në të pandehur/ Pse Uashingtoni e mbështeti Gjykatën Speciale për Kosovën

Uashingtoni ndërtoi një marrëdhënie të ngushtë me udhëheqjen e UÇK-së në Kosovë, duke bërë që shumë prej figurave të saj të besonin se mbështetja politike amerikane do t’i mbronte në fund nga Dhomat e Specializuara. Por në botën e realpolitikës, miqësitë ndërkombëtare rrallë janë pa kushte, pasi kur interesat strategjike ndryshojnë, partneri i domosdoshëm i së djeshmes mund të bëhet i pandehuri i sotëm.

22:59 Fron Nahzi

Parashikimi i motit për ditën e martë

Lapsi.al 12 September 2023
Parashikimi i motit për ditën e martë

Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant gjatë orëve të paradites, por pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të lehta në të gjithë zonën malore duke lënë zonat e ulëta dhe të gjithë vijën bregdetare nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta. Gjatë natës pritet që vranësirat të shtrihen në një pjesë të mirë të territorit por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes por ulen  në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 35°C. Era do te fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në  35 km/h nga drejtimi jug –  jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës parashikohet të mbetet nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku kthjellimet do të jenë dominuese në një pjesë të mirë të vendit dhe nën ndikimin e temperaturave relativisht të larta për gjatë gjithë 24 orëve. Kjo situatë sinoptike dhe termike vjen si pasojë e valës së nxehtë që ka përfshirë territorin, ku parashikohet që temperaturat më të larta të regjistrohen në zonat jugperëndimore dhe jugore të Kosovës deri në 33 gradë C.

Maqedonia e Veriut

Dita e martë, mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që të ketë mot të kthjellët gjatë gjithë paradites, por orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash nëpër të gjithë MV ku më të dukshme do të jenë në lindje të territorit të MV. Temperaturat e ajrit në orët e para të mëngjesit regjistrojnë 11 gradë C ndërsa në mesditë do të ngjiten deri në 34 gradë C.

Europa

Pothuajse i gjithë kontinentit Europian do të jetë nën dominimin e masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që moti i kthjellët të jetë prezent. Konkretisht më shumë diell do të ketë në gadishullin Apenin si edhe pjesën më të madhe të rajonit të Ballkanit  ndërsa gadishulli Skandinav,  ishujt Britanikë si edhe brigjet veriperëndimore të Europës do të paraqiten me vranësira konvektive  rrebeshe shiu si edhe mini-stuhi ere.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI