Flash

Mediat greke: 6 të vrarët mund të jenë turq dhe jo shqiptarë

Lapsi.al 12 September 2023
Mediat greke: 6 të vrarët mund të jenë turq dhe jo

Mediat greke janë futur në një kaos të vërtetë për ngjarjen që ndodhi pasditen e kësaj të hëne në Loutsa në zonën e Artemisës në lindje të Athinës. Në fillim u raportua gjerësisht se viktimat e gjetura në një makinë tip Ford me targa gjermane ishin shqiptarë.

Më pas u fol se ishin bullgarë ndërsa tani Kathimerini, një nga mediat më të mëdha dhe më serioze në vend shkruan se të vrarët janë me kombësi turke. Mediat helene që u referohen hetimeve nga policia shkruajnë se ata mbanin karta identiteti franceze.

Kjo ka bërë edhe më të vështirë identifikimin e viktimave. Autoritetet kanë kërkuar kryerjen e një analize ADN-je ndërsa po punohet edhe me gjurmët e gishtërinjve. Edhe targat gjermane të makinës së viktimave dyshohet se janë të falsifikuara. Hetuesit janë duke punuar për identifikimin e autorëve që besohet se janë larguar me një motor dhe një automjet Ford të zi.

Policia që në momentin e parë foli për “larje hesapesh” mes bandave kriminale. Madje, pretendohet se anëtarët e asaj që konsiderohet si “mafia e burgjeve” e përbërë nga shqiptarë dhe rumunë kanë pasur mosmarrëveshje për afera të paligjshme (drogë, zhvatje, etj.). Për këtë kanë organizuar një takim sqarues ose një pritë për rivalët e tyre.

Sipas të dhënave të mbledhura nga vendi i krimit, viktimat kanë qenë të paarmatosur. Autorët kanë hequr sende nga automjeti i viktimave, por nuk dihet se çfarë ka qenë. Autorët kanë qëlluar më shumë se 20-25 herë në drejtim të 6 pasagjerëve të mjetit me pistoletë 9 mm.

5 nga viktimat u gjetën brenda në makinë ndërsa shoferi ishte jashtë saj. Policia greke është duke punuar me homologët gjermanë dhe Interpolin. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30 dhe policia u njoftua nga banorët e zonës që dëgjuan krismat. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43