Flash

Nga aleatë të SHBA-së në të pandehur/ Pse Uashingtoni e mbështeti Gjykatën Speciale për Kosovën

Uashingtoni ndërtoi një marrëdhënie të ngushtë me udhëheqjen e UÇK-së në Kosovë, duke bërë që shumë prej figurave të saj të besonin se mbështetja politike amerikane do t’i mbronte në fund nga Dhomat e Specializuara. Por në botën e realpolitikës, miqësitë ndërkombëtare rrallë janë pa kushte, pasi kur interesat strategjike ndryshojnë, partneri i domosdoshëm i së djeshmes mund të bëhet i pandehuri i sotëm.

22:59 Fron Nahzi

Kostoja buxhetore e mësimdhënies në shkollat publike 9-vjeçare: 785 euro për nxënës

Lapsi.al 12 September 2023
Kostoja buxhetore e mësimdhënies në shkollat publike

Qeveria shpenzon nga taksat tona rreth 785 euro në vit për nxënës për shërbimin e arsimor në ciklin 9-vjeçar. Kostoja për nxënës në të gjitha nivelet e studimit në arsimin publik është llogaritur nga Ministria e Arsimit në ndarjen e fondeve sipas programeve. Sipas të dhënave zyrtare në arsimin 9-vjeçar në këtë vit shkollor janë rreth 260 mijë nxënës.

Vetëm për shërbimin e mësimdhënies është përcaktuar në buxhet rreth 22 miliardë lekë, që përfaqëson kryesisht pagat e mësuesve. Shpenzimet për nxënës gjatë një viti shkollor llogariten në 82,425 lekë ose rreth 785 euro.

Në arsimin e mesëm, kostoja është disi më e lartë. Shpenzimet publike për një nxënës gjatë një viti shkollor në gjimnaz llogariten 104,020 lekë nga Ministria e Arsimit ose një rreth 990 euro.

Në arsimin e lartë publik, në nivelin e parë, shërbimi i mësimdhënies për një student është 1326 euro.Kostot për nxënës në arsimin publik pritet të rriten në vitet në vijim nga ulja e numrit të nxënësve dhe rritja e pagave të mësuesve.

Kostot reale janë edhe më larta, pasi një pjesë e tyre mbulohen nga prindërit, të tilla si shpenzimet e transportit, pajisjet shkollore që përfshijnë mjetet dhe librat përballohen nga prindërit.

Këtë shkollor 2023-2024 në të gjitha institucionet e arsimit para-universitar rreth 29 mijë nxënës u ulën në bankat e shkollës për herë të parë. Numri është i njëjtë në krahasim me një vit më parë pasi Ministria e Arsimit ndryshoi kriteret për regjistrim në klasë të parë.

Këtë vit shkollor mund të regjistroheshin të gjithë fëmijët që mbushin 6 vjeç deri në dhjetor, ndërsa deri vjet regjistroheshin vetëm ata që mbushin 6 vjeç deri në ditën e fillimit të vitit shkollor.

Në klasën e 10, rreth 27 mijë nxënës nisën vitin akademik 2023-2024 nga rreth 28 mijë që ishin vitin kaluar. Rënia më e madhe në ketë grupmoshë, veç të tjerash vjen nga emigracioni i lartë i të rinjve minorenë.

Sistemi arsimor parauniversitar po preket rëndë nga flukset e larta të emigracionit në moshat e reja.

Numri i fëmijëve që nisën klasën e parë këtë vit është 2.6 herë më i ulët se në vitet e para të tranzicionit 1994-1995 ku regjistroheshin në klasë të parë rreth 77 mijë nxënës në vit./ Monitor

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI