Flash

Dështoi për 10 vite të rrëzonte Ramën, Bashës i "gjejnë" punë të re në Europë

Lapsi.al 12 September 2023
Dështoi për 10 vite të rrëzonte Ramën, Bashës i

Ndërsa në Shqipëri dështoi prej 10 vitesh të rrëzonte Edi Ramën nga pushteti dhe të bënte fituese PD-në, Lulzim Basha ka marrë së fundi një post tjetër në Europë. Me siguri sepse edhe europianët e kanë kuptuar që ai tashmë s'ka ngarkesën e dikurshme dhe rolin e opozitës e bën part time, prandaj menduan t'i ofronin një angazhim të ri.

Mësohet se Komiteti për Çështje Politike dhe Demokracinë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës ka votuar për të emëruar kryetarin e PD-së së vulës, Lulzim Basha raporter për konfiskimin e aseteve ruse dhe përdorimin e tyre për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga agresioni i Rusisë kundër Ukrainës.

Më herët Basha paraqiti një projekt rezolutë në Këshillin e Europës që bën thirrje për konfiskimin e aseteve ruse, krijimin e një fondi ndërkombëtar ku të depozitohen asetet e konfiskuara dhe vendosjen e këtyre fondeve në dispozicion të financimit për projektet e rindërtimit të Ukrainës. Aktualisht pjesa e tij e vulës në PD është zvogëluar edhe më tepër pas largimit të grupimit të Gazmend Bardhit. Basha ka pas vetes vetëm 11 deputetë dhe sigurisht vulën që e mban me ndihëm e Edi Ramës. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Merr flakë makina në Vlorë

Një makinë është përfshirë nga flakët këtë pasdite në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në fshatin Kaninë. Automjeti tip “Fiat” ka marrë flakë në ecje....

18:16

Aksident në Bulqizë, plagoset shoferi

Një shofer është plagosur sot në Bulqizë, pasi ka humbur kontrollin e mjetit që po drejtonte. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Bulqizë-Shupenzë. Shtetas...

16:35

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI