Flash

Del dokumenti/ Basha e quante veten "Kryetar të PD" që në shkurt

Lapsi.al 12 September 2023
Del dokumenti/ Basha e quante veten "Kryetar të PD" që

Një lajm i çuditshëm qarkulloi nëpër të gjitha mediat online pasditen e kësaj të marte. Lulzim Basha ishte emëruar nga Komiteti për Çështje Politike dhe Demokracinë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës si “raportues për konfiskimin e aseteve ruse dhe përdorimin e tyre për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga agresioni i Rusisë kundër Ukrainës”.

Të gjithë anëtarët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës janë të detyruar të plotësojnë një formular vjetor të “konfliktit të interesit”. Lapsi.al ka siguruar dokumentin e dorëzuar nga Lulzim Basha pranë këtij organizimi në 7 shkurt të këtij viti.

Ajo që bie në sy është se që në atë kohë Basha e deklaronte veten para evropianëve si “Kryetar të Partisë Demokratike” edhe pse kishte dhënë dorëheqjen që në 21 mars të 2022. Në pikën 2 të dokumentit, përveçse thotë se është kryetar i PD-së, Basha shprehet se këtë e ka një detyrë “të përhershme” dhe se paguhet 12 mijë euro në vit. Në publik në atë kohë, Enkelejd Alibeaj ishte ai që dilte ekran më ekran duke deklaruar se “Basha kishte dhënë dorëheqjen nga drejtimi i partisë dhe se ishte ai që kryetari i komanduar”.

Zyrtarisht Basha u kthye për një mandat të katërt, këtë herë si kryetar i “PD-së së vulës” vetëm në 29 korrik nëpërmjet një procesi të ashtuquajtur “një anëtar, një votë”. Në anën tjetër ai asnjëherë nuk e zyrtarizoi në gjykatë dorëheqjen duke mbajtur “me dhëmbë” vulën dhe logon në zgjedhjet lokale të 14 majit ku PD zyrtare u rendit forcë e katërt. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Dështoi për 10 vite të rrëzonte Ramën, Bashës i “gjejnë” punë të re në Europë

Të këshilluara

Merr flakë makina në Vlorë

Një makinë është përfshirë nga flakët këtë pasdite në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në fshatin Kaninë. Automjeti tip “Fiat” ka marrë flakë në ecje....

18:16

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI