Flash

Berisha: Ekzekutimi i Azem Hajdarit, vrasja shtetërore më e rëndë në historinë e shqiptarëve

Lapsi.al 12 September 2023
Berisha: Ekzekutimi i Azem Hajdarit, vrasja shtetërore më e

Kryetari demokrat, Sali Berisha, foli për mediat pas homazheve te memoriali i Azem Hajdarit me rastin e 25-vjetorit të vrasjes së tij.

“Sot, ne jemi këtu për të nderuar legjendën e guximit, trimërisë, të të rinjve shqiptarë, të studentëve shqiptarë, tribunin e lirisë, Azem Hajdari, në 25-vjetorin e ekzekutimit të tij shtetëror, nga falanga me uniformë të shtetit terrorist, vetëm e vetëm për bindjet e tij politike, së bashku me sivllaun e vet, Besim Çerja, të cilët një natë të 12 shtatorit 1998, ranë në breshëritë e kallashnikovëve të bandës shtetërore terroriste, të organizuar pa dyshim në aktin hakmarrës primitiv nga pushteti i atëhershëm.

Azem Hajdari përbën një nga figurat më të rralla të historisë tonë kombëtare.

Asnjë shqiptar, si individ, nuk ka bërë aq sa ka bërë Azem Hajdari së bashku me studentët liberatorë për liritë e shqiptarëve.

Mbetet pra, një nga figurat më të jashtëzakonshme në historinë e lirisë së këtij kombi.

Sot nuk është e lehtë të imagjinosh dhjetorin e vitit 1990, kur ai u ngrit me një grup studentësh, me thirrjet: Liri, Demokraci, Poshtë Diktatura.

Ai u shndërrua në një magnet të fuqishëm të rinisë studentore, një lider epik me guximin e tij, i cili në një kohë të shkurtër gjunjëzoi diktaturën.

Ekzekutimi i tij, para selisë së PD, është vrasja shtetërore më e rëndë në historinë e shqiptarëve. Është atentati më makabër!

Azem Hajdari, edhe sot pas 25 vitesh, është i gjallë dhe i pavdekshëm në zemrat e atyre që jetuan diktaturën dhe panë te ai, shpëtimtarin e tyre. Është i pavdekshëm dhe i përjetshëm në altarin e lirisë të kombit shqiptar.

Kurse ata, që në një akt hakmarrje primitive, organizuan pritën dhe e ekzekutuan atë, do të mbeten të damkosur përjetë për krimin më të shëmtuar politik të kohërave.

Azem Hajdari është një kushtrim i gjallë për të gjithë shqiptarët, që sot të ngrihemi, të përmbysim diktaturën e drogës, diktaturën e krimit, diktaturën e vjedhjeve të pasardhësit direkt të njërit prej xhelatëve më të pamëshirë të kombit në histori, Edi Ramës,” tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI