Flash

Spiropali-Berishës: 100 vjet të rrëmosh për mua, noc rrokun do gjesh!

Lapsi.al 11 September 2023
Spiropali-Berishës: 100 vjet të rrëmosh për mua, noc rrokun

Elisa Spiropali ka replikuar me Sali Berishën pas seancës plenare ku u votuan ministrat e rinj. Berisha tha se Rama kishte planifikuar ta bënte ministre të jashtme në vend të Olta Xhaçkës, por kishte zbuluar një video ku Spiropali ishte bashkë me Bajrat e Shkodrës dhe u tërhoq në momentin e fundit.

Në një status në rrjetet sociale, Spiropali i kujton Berishës se humbja e Shkodrës i ka mbetur në fyt dhe nuk e kapërcen dot dhe sado të rrëmojë për të do të gjejë "noc rrokun".

Postimi i plotë:

O Sali, sa herë që ti leh më kujtohet ajo shprehje e Popullit për ata që kur janë me një këmbë në varr, ndotin në derën e xhamisë.

Të kuptoj o Sali. Ta kuptoj mirë hallin që ke.

S'është kollaj me të dalë e liga me Shkodrën që në 33 vite e ke bërë të vuajë një mijë të zeza.

Shkodra është kocka që të ka mbetur në fyt, dhe nuk e kalon dot poshtë as me kockat që të hedhin si shpërblim.

Prandaj bërtet e çirresh si lugat. Të largosh frikën tënde. Por e ke kot.

I je futur detit më këmbë. S'ke tjetër fat veçse të zhytesh e të mbytesh si e meriton në detin e dreqnive që i kurdise vet.

O Sali, shih gjej ndonjë kurë për ankthet e tua, se për mua edhe 100 vjet të rrëmosh nëpër skuta e nëpër zgëqe, noc rrokun do gjesh.

Se çfarë ministre do jem unë, atë nuk e ke në dorë ti o Sali.

Unë, o Sali, do vazhdoj të jem ajo që jam. Ajo që të vjen hakut ty.

Ka ikur koha jote.

Ti o Sali, s'bën dot më Gërdec tjetër, të tjera vrasje në bulevard, a të tjera të zeza që mund të dalin vetëm nga mendja jote e çkurdisur pa kthim, nga truri yt i sëmurë pa shërim.

Dëgjo o Sali, më zuri ky taksirat mua. Nuk do të të ndahem asnjë çast derisa të t'i nxjerr sheshit të gjitha të palarat dhe djallëzitë.

Selam o Sali! Në seancën e radhës. Jo të Foltores tënde. Të Foltores time. Ku nuk do të lë kusur pa të marrë, huq pa ta goditur, gënjeshtër pa ta nxjerrë në shesh.

Të këshilluara

Vrasje në Kosovë

Një person është vrarë mesditën e sotme në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur, njoftoi Policia e Kosovës. Zëdhënësi ...

17:06

Arrestohet zjarrvënësi në Fier

Policia e Fierit ka arrestuar një 68-vjeçar për zjarrvënie. Ai dyshohet se ndezi zjarr për hapjen e kullotave, në pyllin e fshatit Buzëmadh, dhe si pasojë e për...

17:00

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI