Flash

Shpopullimi/ Viti i ri shkollor në qarkun e Lezhës nis me 1740 nxënës më pak

Lapsi.al 11 September 2023
Shpopullimi/ Viti i ri shkollor në qarkun e Lezhës nis me 1740

Shpopullimi po prek masivisht edhe shkollat e qarkut të Lezhës. Viti i ri shkollor 2023-2024 nisi me 1740 nxënës më pak se 1 vit më parë në Qarkun e Lezhës.

Sipas të dhënave nga Drejtoria Rajonale e Arsimit parauniversitar këtë të hënë të 11 shtatorit, janë ulur gjithsej në bankat e shkollës 14171 nxënës, ku 1248 prej tyre në klasat e para dhe 870 janë regjistruar në klasat e dhjeta.

Numri më i ulet i nxënësve është në Bashkinë e Mirditës ku prej vitesh po njeh vetëm rënie. Emigrimi i të rinjve vit pas viti po merr po reflektohet edhe në shkolla ku edhe vitin e kaluar rënia e numrit të nxënësve ishte me më shumë se 1 mijë.

Referuar numrit të ulet të nxënësve, problem në qarkun e Lezhës mbeten klasat kolektive kryesisht në zonat rurale e pavarësisht kësaj situate, ende nuk ka të dhëna për shkolla të mbyllura apo mësues që për rrjedhoje mbesin të papunë. Ndërkohë viti i ri shkollor nisi pa probleme, ndërsa më të emocionuarit ishin nxënësit e klasave të para të cilët nisen rrugën e dijes.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI