Flash

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Raporti i kredive me probleme u rrit lehtë në korrik

Lapsi.al 11 September 2023
Raporti i kredive me probleme u rrit lehtë në korrik

Raporti i kredive me probleme të sektorit bankar shënoi një rritje të lehtë në muajin korrik.

Sipas informacioneve nga Banka e Shqipërisë, ky raport u rrit në 5.28%, nga 5.2% që kishte qenë në muajin qershor. Raporti i kredive me probleme ndodhet afërsisht në të njëjtin nivel me një vit më parë.

Rritja e korrikut vlerësohet se ka ardhur kryesisht nga rënia e vlerës totale të kredisë për ekonominë ose nga emëruesi i raportit të kredive me probleme Vlera e portofolit të kredisë në muajin korrik zbriti në vlerën e 704.5 miliardë lekëve, rreth 9 miliardë lekë më pak krahasuar me qershorin.

Në një masë të madhe kjo ecuri është ndikuar edhe nga forcimi i Lekut në kursin e këmbimit, që ka ulur vlerën e portofolit në valutë të huaj. Gjithashtu, problemet me funksionimin e shërbimeve të Kadastrës gjatë muajit korrik kanë ndikuar ndjeshëm edhe në frenimin e kredidhënies së re. Këto zhvillime janë reflektuar edhe në rritjen e raportit të kredive me probleme.

Deri tani, rritja e raportit të kredive me probleme ka qenë e vogël dhe poshtë projeksioneve të fundit të vitit të kaluar. Nivelet e larta të inflacionit në gjysmën e dytë të vitit të kaluar krijuan pritshmëri për një përkeqësim të treguesit të kredive me probleme gjatë vitit 2023.

Projeksionet mbështeteshin në uljen e pritshme të rritjes ekonomike gjatë këtij viti, por edhe të efektit të rritjes së normave të interesit. Të dhënat e tremujorit të parë treguan në fakt një ngadalësim të rritjes ekonomike, por vlerësohet se rritja është përmirësuar gjatë dy tremujorëve në vazhdim, sidomos falë efektit pozitiv të turizmit.

Ndërkohë, rritja e normave të interesit këtë vit u frenua në mënyrë të papritur dhe faktorët kryesorë ishin rënia e inflacionit dhe sidomos forcimi i Lekut në kursin e këmbimit valutor.

Leku i fortë ka përthithur një pjesë të presioneve të huaja inflacioniste dhe i ka lejuar Bankës së Shqipërisë të mbajë një normë interesi ndjeshëm më të ulët krahasuar me shumicën e ekonomive të tjera europiane.

Në mënyrë më direkte, forcimi i Lekut ka neutralizuar efektin e rritjes së normave të interesit për huamarrësit me kredi në Euro dhe të ardhura në monedhën vendase.

Edhe Banka e Shqipërisë vlerëson se lëvizja e raportit të kredive me probleme deri tani ka qenë relativisht e ulët dhe e parë në një perspektivë të gjerë kohore, kjo luhatje konsiderohet brenda intervaleve të pranueshme.

Mbajtja nën kontroll e treguesit të kredive me probleme, paralelisht me rritjen e normave të interesit, ka ndihmuar në rritjen e mëtejshme të rezultatit financiar të sektorit bankar.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, fitimi neto i sektorit bankar sipas standardeve të mbikëqyrjes arriti vlerën e 14.7 miliardë lekëve, me një rritje prej 127% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Fitimi sipas standardeve lokale është edhe më i lartë se fitimi prej 13.6 miliardë lekësh i raportuar për të njëjtën periudhë, sipas Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS)./MONITOR

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

The Independent: Pse resortet luksoze të Ivanka Trump dhe Jared Kushner janë pikërisht lloji i turizmit që Shqipëria nuk ka nevojë

Aktivistë dhe ambientalistë shqiptarë kanë ngritur zërin kundër propozimeve të Jared Kushner, dhëndrit të ish-presidentit Donald Trump, për të zhvilluar resorte luksoze në ishullin strategjik të Sazanit dhe pranë Zvërnecit. Ata shprehin shqetësime të thella për dëmin mjedisor, mungesën e transparencës dhe privatizimin e tokave publike për turizëm elitar, duke bërë thirrje për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore të vendit.

14:19

Me sytë katër

PAPARAZZI