Flash

FOTOLAJM/ Ministret e shkarkuara, përqafime dhe ngushëllime nga kolegët

Lapsi.al 11 September 2023
FOTOLAJM/ Ministret e shkarkuara, përqafime dhe ngushëllime nga

Pas shumë vitesh në qeveri, Olta Xhaçka dhe Evis Kushi kanë lëshuar postet që mbanin dhe kanë shkuar në parlament si deputete të thjeshta. Vendimet për shkarkimet e ministreve, Edi Rama nuk e ka shpjeguar, duke lënë të hapura interpretimet në media dhe në parti. Gjithsesi kur janë kthyer në ndenjëset e parlamentit Olta Xhaçka dhe Evis Kushi janë pritur ngrohtë nga kolegët e tyre socialistë që i kanë përqafuar me radhë para se të votonin për shkarkimet, që as vetë nuk i dinë pse kanë ndodhur. Foto e LSA ka kapur pikërisht momentin kur Xhaçka dhe Kushi kërkojnë ndenjëset e tyre të reja në kuvend, ndërsa kolegët janë ngritur në këmbë që t'i urojnë mirëseardhjen.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI