Flash

Reagim i fortë nga Brukseli/ BE paralajmëron Shqipërinë për Zvërnecin 

Portali “POLITICO” shkruan se Brukseli po i mban nën vëzhgim trazirat politike në Shqipëri, duke e paralajmëruar Tiranën se trajtimi i situatës mund t’i kushtojë në aplikimin për t'u anëtarësuar në BE. Tirana informon Brukselin se puna për projektin e Kushner është pezulluar. BE kërkon shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Ligjin për Investimet strategjike. 

17:42

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Tre skenarët / Llogaritë që e çojnë kombëtaren në Euro 2024

Lapsi.al 11 September 2023
Tre skenarët / Llogaritë që e çojnë kombëtaren

Pas fitores me Poloninë mbrëmjen e së djelës tifozët shqiptarë janë përfshirë nga euforia për një pjesmarrie në kampionatin europian. Por për faktin se shanset e kualifikimit të Shqipërisë në Gjermani 2024 janë rritur ndjeshëm po flasin edhe jashtë vendit. 

Faqja ndërkombëtare “We Global Football”, e cila skedon shanset dhe parashikimet kualifikuese të EURO 2024 pas ndeshjes të së dielës përllogarit se me 90.52 për qind kombëtarja kuqezi do të udhëtojë për në Berlin.

Madje, WFG-ja e vendos Shqipërinë edhe mbi Republikën Çeke (87.40 për qind) pas fitores bindëse ndaj ekipit polak.

Moldavia, edhe pse ka pikë të barabarta me Çekinë, kuotohet me 0.60 për qind shanse për t’u kualifikuar pasi ka nw vikim përballjet më të vështira.

Lexo me tej:

Andi Bushati:A është “mirë me qen shqiptar”, vetëm në stadium?  

Sipas të njëjtit burim, moldavët kanë në disfavor faktin se a kanë dy ndeshjet të vështira jashtë  me Poloninë dhe Republikën Çeke, pa harruar ndeshjen në shtëpi kundër nesh. Kombëtarja jonë kryeson grupin E nderkohë që i kanë mbetur edhe tre ndeshje për të siguruar një nga dy vendet e para që të çojnë në Gjermani 2024.

Video e golave të fitores: Shqipëria drejt “Gjermani 2024”;

Përpos kësaj Lapsi.al la përrlogaritur shancet qw kemi për kualifikim në ndeshjet qe kane mbetur. Ka një sërë kombinimesh rezultatesh që të çojnë drejt këtij objektivi, por ka që tani një “kuotë  sigurie” që garanton praninë në Evropian ku dalin automatikisht dy fitueset.

Matematikisht, nëse Shqipëria siguron 5 pikë në tre ndeshjet e mbetura me Çekine dhe ishujt Faroe në Tiranë dhe me Moldavinë jashtë (shiko tabelat poshtë), do të ketë të sigurt biletën për në Gjermani, pasi do të bëhej një nga dy skuadrat e para në grup. Neshja më e vështirë mendohet të jetë ajo kundër Çekisë në Tiranë në 12 tetor, Ndërkohe që Polonia do rikuperojë pikë pasi luan kundër ishujve Faroe. Në datë 15, Shqipëria është pushim dhe kundërshtarët direktë kanë mundësi për të shtuar pikë. Në 17 nëntor ne kemi një ndeshje të vështirë në Kishinau të Moldavisë, por ama, nga ana tjetër, Polonia dhe Çekia do të luftojnë kundër njëra tjetrës në Varshavë.

“Një fitore për gjithë Shqipërinë”: Sylvinho ekzaltohet, ka edhe tre finale por pret Brojën 

Duke llogaritur që 2 nga 3 ndeshjet e kuqezinjve janë në “Air Albania”, objektivi i 5 pikëve bëhet mëse i arritshëm. Por ndonëse rrezikojmë më shumë edhe duke marrë vetëm 4 pikë, pra një barazim ose me Çekinë ose me Moldavinë prapë kemi mundësi të kualifikohemi. Në një rast ekstrem Shqipëria mund të kualifikohet si e dyta në grup edhe nëse i humbet minimalisht të dy ndeshjet dhe fiton në Tiranë ndeshjen e fundit me Ishujt Faroe. Prandaj dhe shancet tona janë më të mëdha se kurrë.

©Lapsi.al

Klasifikimi aktual dhe ndeshjet e mbetura

Ne 12 dhe 15 tetor

Ne 17 dhe 20 nentor

Të këshilluara

Emrat/ Rama zyrtarizon ministrat e rinj

Në Asamblenë e Partisë Socialiste, kryetari i PS e kryeministri Edi Rama zyrtarizoi ndryshimet në kabinetin qeveritar. "Kokat" që u prenë ishin Frida Krifca, Ol...

18:21

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI