Flash

Masakër në Greqi, media greke: Të vrarët mund të jenë shqiptarë!

Lapsi.al 11 September 2023
Masakër në Greqi, media greke: Të vrarët mund të

Një masakër me 6 të vrarë ka ndodhur pasditen e së hënës në Greqi në Loutsa, konkretisht mes rrugëve Arionos dhe Acropoleos raportojnë mediat greke. Siç u bë e ditur deri më tani janë 6 të vdekur, 5 brenda një makine dhe një tjetër jashtë saj. Forca të forta policore kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën.

Burime policore flasin për larje hesapesh mes bandave. Nga raportimet e para u bë me dije se personat e përfshirë në masakër ishin romë, por pak më vonë po raportohet mundësia se viktimat janë grupe rivale të shqiptarë. Gëzhojat vee gjetura i përkasin një pistolete 9 mm. Pesë të vdekur u gjetën në një makinë me targa gjermane dhe një tjetër jashtë makinës. Të shtënat me sa duket kanë qenë drejtuar makinës së caktuar me targa të huaja.

Autoritetet kanë nisur hetimet për gjetjen e autorëve, ndërsa mësohet se janë në kërkim të një makine Ford me ngjyrë të zezë.

Njoftimi zyrtar i policise:

“Pak kohë më parë janë gjetur 6 të vrarë pas të shtënave me armë zjarri në zonën e Artemidës. Hetimet paraprake po kryhen nga Drejtoria e Sigurimit të Atikës”.

Vihet re se thirrja fillestare në qendrën EKAB është bërë në orën 18:31 dhe mbërritja në vendngjarje në orën 18:41, me një ambulancë.

Të këshilluara

Vrasje në Kosovë

Një person është vrarë mesditën e sotme në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur, njoftoi Policia e Kosovës. Zëdhënësi ...

17:06

Arrestohet zjarrvënësi në Fier

Policia e Fierit ka arrestuar një 68-vjeçar për zjarrvënie. Ai dyshohet se ndezi zjarr për hapjen e kullotave, në pyllin e fshatit Buzëmadh, dhe si pasojë e për...

17:00

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI