Flash

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Biden takohet me Kryeministrin kinez Li, presidenti: Ekonomia kineze është në krizë

Lapsi.al 11 September 2023
Biden takohet me Kryeministrin kinez Li, presidenti: Ekonomia kineze

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden tha të dielën se zhvilloi takimin e nivelit më të lartë me përfaqësues të Kinës pas muajsh të tërë, duke shtuar se nuk pritet që për shkak të problemeve ekonomike Pekini të ndërhyjë në Tajvan. Zoti Biden tha se u takua me numrin dy të Presidentit Xi Jinping, Kryeministrin Li Qiang, gjatë punimeve të G20 që u mbajt në Nju Delhi të Indisë.

Ky ishtë takimi i nivelit më të lartë mes dy fuqive në thuajse 10 muaj që kur zoti Biden zhvilloi bisedime me zotin Xi vitin e shkuar, gjatë takimit të nivelit të lartë të vendeve të G20, në Indonezi. Kryeministri kinez Li Qiang, i cili mori postin në mars, mori pjesë në mbledhjen e udhëheqësve botërorë në vend të zotit Xi. Dy udhëheqësit nuk pritej të zhvillonin bisedime në G20, por takimet e paplanifikuara janë të zakonshme gjatë mbledhjeve të tilla të nivelit të lartë.

“Ekipi im ende takohet me përfaqësuesit e Presidentit Xi dhe kabinetin e tij”, u tha zoti Biden gazetarëve. “Unë u takova me numrin 2 të tij sot në Indi”, tha zoti Biden.

Dy superfuqitë janë përpjekur të përmirësojnë marrëdhëniet e ftohta mes dy vendeve pas incidentit që shkaktoi fluturimi i një balone spiune kineze mbi territorin e Shteteve të Bashkuara, ndërsa Pekini është përfshirë nga frika e një ngadalësimi ekonomik. Duke folur në konferencën për shtyp në Vietnam, zoti Biden e cilësoi ekonominë amerikane si "më të fortën" në nivel botëror. Ai u tha gazetarëve se zhvillimi i Kinës po ngadalësohej për shkak të një ekonomie të dobët globale, si dhe politikave kineze, por nuk specifikoi se cilat politika.

Ai e cilësoi gjendjen ekonomike kineze “në krizë” duke përmendur probleme që lidhen me pasuritë e paluajtshme dhe nivelin e lartë të papunësisë.

"Një nga parimet kryesore ekonomike të planit të tij nuk po funksionon fare tani”, tha Presidenti Biden duke iu referuar zotit Xi, pa dhënë me tepër shpjegime. “Nuk jam i lumtur për këtë, por nuk po funksionon”.

DIALOGU I HAPUR

Presidenti Biden është përpjekur të mbajë të hapura rrugët e komunikimit me Kinën për të zbutur mosmarrëveshjet për çështje ndërkombëtare, përfshirë Tajvanin, ishullin e vetëqeverisur për të cilin Pekini ka prentendime territoriale.

“Nuk mendoj se kjo do të çojë në ndërhyrjen e Kinës në Tajvan”, tha zoti Biden duke iu referuar problemeve ekonomike me të cilat përballet Pekini. “Në fakt mendoj se është e kundërta, gjasat janë që nuk ka të njëjtat kapacitete që kishte më parë”.

Marrë nga VOA

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI