Flash

Berisha: Do bëhej Spiropali ministre e Jashtme, por qarkullon një video e saj

Lapsi.al 11 September 2023
Berisha: Do bëhej Spiropali ministre e Jashtme, por qarkullon një

Pas përfundimit të seancës së sotme plenare ku u miratuan miratuan dekretime e Presidentit për emërimin e ministrave të rinj të qeverisë Rama, Berisha foli për mediat duke hedhur akuza të forta dhe duke aluduar për një video kompromentuese të Elisa Spiropalit.

Berisha hodhi akuza të forta ndaj Elisa Spiroplait, që sipas tij ishte projektuar për t’u bërë ministre e Jashtme, por në momentet e fundit ka dalë një video që ka detyruar Ramën që ta anulojë emërimin e saj. Berisha thotë se në këtë video shfaqet Spiropali duke bërë mbledhje me anëtarë të grupit Bajri, Pëllumb Gjokën dhe anëtarë të tjerë të bandave të Shkodrës.

“Kjo seancë ishte tipike me një sesion që mund të zhvillohet në shpellat apo bodrumet e mafies. Shëmbëllente me një takim të mafiozëve në të gjitha aspektet. Të gjitha ndryshimet e qeverisë kishin diktat krimin dhe vetëm krimin. 

Largohet Xhaçka, e cila pasi bëri burrin investitor strategjik, u vërsul e papërmbajtur drejt pronave të ushtrisë dhe nuk ka lënë gjobë pa vjedhur me klanin e saj.

Ajo zëvendësohet me një diplomat i cili bën një gabim fatal të jetës së tij pasi ishte zgjidhja e minutës së fundit. Përgatitjet për të zënë vendin e ministrit të jashtëm i kishte bërë Spiropali.

Por një video që doli në fundit ku Spiropali bënte mbledhje me Bajrajt dhe Gjokën dhe bandat e tjera të Shkodrës në një hotel afër Shkodrës, detyroi Ramën të anulonte. Sa të më bjerë në dorë ajo video do ta bëjë publike.

Erdhi në qeveri përfaqësuesi i Ndraghetës. Largimi i Krifcës, filloi t’i japë si nënkontraktori i Gjikurisë nga tenderat e bujqësisë… ato që erdhën nuk janë më pak se Krifca. Koçiu ka një histori të hidhur 8-vjeçare,ku faktohet se emërimet i bënte me ryshfet. Shkon në një sektor që Ogerta e la në agoni”, tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI