Flash

Berisha fushatë në Kukës: Safet Gjici fitoi 400 tendera nga Rama!

Lapsi.al 11 September 2023
Berisha fushatë në Kukës: Safet Gjici fitoi 400 tendera nga Rama!

Sali Berisha ishte në Kukës në një takim elektoral për kandidatin e Bashkë Fitojmë në këtë bashki, Emri Vatën. Gjatë takimit, ai përmendi Safet Gjicin duke mos përmendur skandalin seksual që provokoi zgjedhjet e parakohshme, por duke akuzuar Ramën se i kishte dhënë thuajse 400 tendera ish-kryebashkiakut.

"Po t'ja numëroni, Gjici ka fituar 400 tendera, përveç parave që u vodhën atje ku ishin rojet e tij të sigurisë. Të gjitha u përkthyen në vota. Po Pëllumb Gjoka, Bajrat... Ministrat bënin mbledhje me ta. Por a duhet të tërhiqemi ne? Ora është e misionit të opozitarëve, asgjë në botë nuk na ndal" u shpreh Berisha.

Safet Gjici dha dorëheqjen pas publikimit të video-skandalit seksual me Alma K. Në këmbim të seksit, kryebashkiaku u angazhua në dhënien e një tenderi për ngritjen e një strehe për qentë e braktisur të qytetit. Ai është arrestuar nga SPAK dhe aktualisht është duke u gjykuar për shpërdorim detyre.

 

Të këshilluara

Vrasje në Kosovë

Një person është vrarë mesditën e sotme në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur, njoftoi Policia e Kosovës. Zëdhënësi ...

17:06

Arrestohet zjarrvënësi në Fier

Policia e Fierit ka arrestuar një 68-vjeçar për zjarrvënie. Ai dyshohet se ndezi zjarr për hapjen e kullotave, në pyllin e fshatit Buzëmadh, dhe si pasojë e për...

17:00

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI