Flash

Video e golave të fitores: Shqipëria drejt "Gjermani 2024"

Lapsi.al 10 September 2023
Video e golave të fitores: Shqipëria drejt "Gjermani 2024"

Shqipëria nuk gabon dhe mposht 2-0 Poloninë, duke marrë vendin e parë në Grupin E kualifikues të Euro 2024. Vendosën Asani me një gol spektakolar dhe Daku, si një qendërsulmues i vërtetë, për të vënë përfund formacionin e Fernando Santos. Fitorja e parë pas 70 vjetësh, duke thyer serinë negative të sukseseve polake. Vetëm tre ndeshje kanë mbetur tashmë që Shqipëria të kurorëzojë ëndërrën e saj. Në 12 tetor, në Tiranë mbërrin Republika Çeke (-2), ndërsa në 17 nëntor luhet transferta moldave me vendasit po me dy pikë më pak se kuqezinjtë. Finishi i  këtij rrugëtimi është në Tiranë, kur në 20 nëntor do të vijnë Ishujt Faroe, që mbyllin renditjen.

Një provë fantastike taktike e teknike e formacionit të teknikut Sylvinho. Edhe këtë herë braziliani ndonjë surprizë e rezervoi, si Strakosha në portë. Uzuni i rikthyer titullar, mbështeste Cikalleshin. Por skuadra ishte e shkurtër, nuk shkoi kurrë në panik dhe ruajti ekuilibrin, duke shfrytëzuar nervat e tendosura të Polonisë. Gjërat për ta ndoshta mund të shkonin edhe ndryshe, sepse në një ndeshje shahu, Shqipëria rrezikoi ta shihte veten në disavantazh në minutën e 20 të ndeshjes. Në Arena Kombëtare Kiwior përfitoi brenda zonës, duke shfrytëzuar një përplasje topi, për të mposhtur Strakoshën. VAR anulon gjithcka.

[video width="832" height="500" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/09/Kiwior.mp4"][/video]

NGA NDËRHYRJA E VAR TE MAGJIA E ASANIT

Shpërtheu stadiumi Arena Kombëtare në momentin kur nga salla VAR ka mbërritur zyrtarizimi për anulimin e golit. Por një britmë edhe më e zhurmshme ishte rezervuar për pak më pas. Shqipëria kaloi në avantazh me Jasir Asanin , që ekzaltoi stadiumin Arena Kombëtare. Një e majtë e kalibruar, njësoj si goli kundër Moldavisë, la të shtangur portierin e Polonisë Szczesny. Zbulimi i teknikut Sylvinho vazhdon të magjepsë, me gola të rëndë e që kanë përfunduar në seleksionin e UEFA-s si golat më të bukur të javës. Golat spektakolarë duket se janë një specialitet i kombëtares. Kujtojmë golin e vetë Jasir Asani ndaj moldavëve, ashtu si edhe Kristjan Asllani kundër Ishujve Faroe. Vetëm tre ditë më parë, në Pragë, Bajrami shtangu portierin me një goditje të fuqishme nga distanca.

[video width="832" height="500" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/09/asani-gol.mp4"][/video]

ZBULIMI I NJË QENDËRSULMUESI

Sylvinho e kishte nën kontroll, Santos jo dhe aq. E zëvendësimet konfirmuan pikërisht këtë. Nga gabimi i pasimit të golit të mundshëm në Ceki te goli në Arenën kombëtare kanë kaluar vetëm tre ditë për Mirlind Dakun. Sulmuesi në ndeshjen e dytë me fanellën e Kombëtares coi peshë gjithë tifozët, duke shënuar golin e 2-0 të ndeshjes kundër Polonisë. Daku kishte vetëm dy minuta që ishte futur në fushë në vend të Cikalleshit, kur mori pasimin nga Asani në qendër të zonës në minutën e 62'. Ai shmangu me fizik mbrojtësin në markaturë dhe me një diagonale me të djathtën mposhti Szczesny. Vendimtar devijimi i Wieteska, që befasoi portierin polak.

[video width="832" height="500" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/09/Daku.mp4"][/video]

Lexo më tej: Video/ Dy minuta në fushë, Daku shënon golin e dytë: shpërthen në lot sulmuesi

Shpërtheu në lot sulmuesi i ri, duke ndjerë emocionet e golit të parë me kombëtaren, përpara një stadiumi të tejmbushur, në një ndeshje vendimtare për të vazhduar ëndërrën kualifikim. Lot që vlejnë fitoren e madhe të Shqipërisë, tani e para e Grupit E me 10 pikë, dy mbi Çekinë dhe Moldavinë.

©Lapsi.al

Klasifikimi aktual dhe ndeshjet e mbetura

Ne 12 dhe 15 tetor

Ne 17 dhe 20 nentor

Të këshilluara

Emrat/ Rama zyrtarizon ministrat e rinj

Në Asamblenë e Partisë Socialiste, kryetari i PS e kryeministri Edi Rama zyrtarizoi ndryshimet në kabinetin qeveritar. "Kokat" që u prenë ishin Frida Krifca, Ol...

18:21

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI