Flash

Reagim i fortë nga Brukseli/ BE paralajmëron Shqipërinë për Zvërnecin 

Portali “POLITICO” shkruan se Brukseli po i mban nën vëzhgim trazirat politike në Shqipëri, duke e paralajmëruar Tiranën se trajtimi i situatës mund t’i kushtojë në aplikimin për t'u anëtarësuar në BE. Tirana informon Brukselin se puna për projektin e Kushner është pezulluar. BE kërkon shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Ligjin për Investimet strategjike. 

17:42

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Shifrat e jetëgjatësisë së ministrave/ Vetëm shefi nuk lëviz

Lapsi.al 10 September 2023
Shifrat e jetëgjatësisë së ministrave/ Vetëm shefi nuk

Edi Rama kryeministri më jetë gjatë i demokracisë, po drejton vendin me një paradoks: ai nuk luan nga posti për tre mandate, kurse ministrat që 'hanë kumballa dhe dardha pas shpinës" së tij, kur nuk përfundojnë në ndjekje penale, në rastin më të mirë dorëzojnë postin. Revista Monitor kishte bërë një vëzhgim interesant që tregonte se nëse Rama nuk luante nga posti prej dhjetë vitesh ministri më afatgjatë në një dikaster me drejtim ekonomik ishin Arben Ahmetaj apo Damian Gjiknuri me gjysëmën e kësaj kohe (tabela poshtë)

Po të shikohet me kujdes në tabelë duken edhe disa ministra të LSI-së sepse në periudhën e parë (2013-2017) Rama u detyrua të qeverisë me koalicion. Madje për disa muaj përrreth zgjedhjeve të 2017 u futën në qeveri edhe disa ministra nga PD si rezultat i marëveshjes së 17 majit me Bashën. Por, që prej asaj kohe Edi Rama është edhe dirigjent edhe solist edhe violinë e parë. Ai është i vetmi që vendos për ministrat, pa konsultuar as grupin parlamentar as forumet e PS-së si një shenjë e një pushteti gjithnjë e më autokratik.

Lexo me tej:

Ministrat e rinj/ Tre dekretet surprizë mbi tryezën e Begajt 

Por këto simptoma nuk duken në faktin se tek publiku lihet përshtypja se i vetmi që punon mirë në një ekip qeveritar është shefi tek pullë. Interesante për të parë rëshkitjen gjithnjë e më të theksuar drejt autoritarizmit, është të bëhet një krahasim me periudhën e qeverisjes së parë të PS-së. Ndryshimi është i nata me ditën. Në tetë vite (1997-2005) socialistët qeverisën me një koalicion të madh ku bënin pjesë edhe PSD e Gjinushit edhe Aleanca Demokratike e Cekës, Imamit, Pashkos, edhe PBDNJ e Dules edhe PDS e Paskal Milos edhe Agrarët e Xhuvelit. Rama i zboi të gjhithë duke i quajtur parti të tepsisë që bashkoheshin për të vjedhur, ndërkohë që kur pushteti u përqëndrua në një dorë të vetme skandalet janë shtuar.

Komenti video nga Armand Shkullaku

Po ka edhe më. Në tetë vite e majta i dha vendi pesë qeverisje, 2 me Nanon, 2 me Majkon dhe 1 me Metën ndërkohë që tani prej dhjetë vjetësh për të përdorur një shprehje të tij "edhe po hape frigoriferin të del portreti i Ramës".

Ndryshimet në qeveri u diktuan nga skandalet

Ka dhe më gjatë qeverisjes së parë PS jo vetëm pati gjatë gjithë kohës koalicion dhe ndryshoi kryeministrat, por anëtarët e kabintetit ishin pjesë e ekuilibrit të forcave ndërmjet grupeve të ndryshme brenda partisë. Të gjitha rrymat e të majtës ishin të përfaqësuara në pushtet. Tani kjo lojë demokratike duket si një përrallë nga e kaluara. I gjithë pushteti i votuar nga 600 mijë deri në 800 mijë zgjedhës është përqëndruar në një dorë të vetme. Prandaj kemi arritur në paradoksin që duket nga llogaritë statistikore që ka nxjerrë monitor. Kur kemi një shef të pazëvendësueshëm që shkëlqen dhe kumbullngrënësit që qarkullojnë pa asnjë filtër, por vetëm sipas tekave të tij. 

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

Emrat/ Rama zyrtarizon ministrat e rinj

Në Asamblenë e Partisë Socialiste, kryetari i PS e kryeministri Edi Rama zyrtarizoi ndryshimet në kabinetin qeveritar. "Kokat" që u prenë ishin Frida Krifca, Ol...

18:21

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI