Flash

Përmbytjet, Rama thirrje shqiptarëve në Greqi

Lapsi.al 10 September 2023
Përmbytjet, Rama thirrje shqiptarëve në Greqi

Kreu i qeverisë Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për jetët e humbura në Greqi pas përmbytjeve që kanë pushtuar shtetin fqinj këto ditë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Rama u bën thirrje shqiptarëve që janë prekur nga përmbytjet që t’i drejtohen ambasadës shqiptare në Athinë.

“Përmbytjet e mëdha shkatërruese në shumë rajone të Greqisë kanë shkaktuar humbje jetësh dhe dëme të mëdha. Keqardhje e madhe për jetët e humbura, ngushëllime vëllazërore familjeve të tyre dhe solidaritet i megjithë zemër me të gjithë të prekurit nga kjo fatkeqësi e jashtëzakonshme natyrore.

Ambasada jonë në Athinë njofton se qytetarët që ndodhen në zonat e prekura, mund të kontaktojnë drejtpërdrejt me Njësinë për Menaxhimin e Emergjencave Civile të Ministrisë së Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile të Greqisë????, në numrin e aktivizuar të telefonit 112, i cili është vënë në dispozicion të shtetasve që kanë nevojë për ndihmë

Gjithashtu, iu bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të prekur nga përmbytjet në zonat problematike të Greqisë se për çdo nevojë t’i drejtohen Ambasadës sonë përmes numrit të emergjencës 00030-6941658183, në dispozicion të qytetarëve 24/7 dhe në adresën e email-it [email protected]”, shkruan Rama.

Të këshilluara

Aksident në Klos, humb jetën këmbësori

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Suç të Klosit, ku shtetasi B.B., 62 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij...

16:13

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI