Flash

Manipulimi me përfundimin e Unazës së madhe të Tiranës

Lapsi.al 10 September 2023
Manipulimi me përfundimin e Unazës së madhe të Tiranës

Deri para pak muajsh, qeveria premtonte se Unaza e madhe e Tiranës do të mbaronte në vitin 2024. Por, sikurse ka ndodhur edhe shumë herë të tjera me Unazën, as ky premtim nuk do të mbahet.

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar tha më 31 gusht se unaza mbaron në vitin 2025. Por çfarë ishte thënë më parë?

Vetë Ervis Berberi, drejtuesi i ARRSH-së, më 16 mars tha se unaza mbaron në vitin 2024.

Edhe Erion Veliaj, tre javë para zgjedhjeve lokale, tha se unaza mbaron në vitin 2024.

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku shkonte edhe më larg. Më 16 shtator 2021 premtonte që unaza mbaronte në vitin 2023.

Megjithatë këto premtime duket se kanë rënë në tokë. Unaza e madhe është kthyer në një projekt të cilit fundi ende nuk i dihet.

Një fact-check që Lapsi.al bëri në korrik të këtij viti, zbuloi se edhe në një pjesë ku kryeministri Rama pretendonte se puna kishte përfunduar, një vit më pas rruga ishte ende kantier. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI