Flash

“Ku është zhdukur Melania?”/ Pyetja që po torturon Donald Trump

Lapsi.al 10 September 2023
“Ku është zhdukur Melania?”/ Pyetja që po torturon

"Ku është Melania?" Është kjo fraza kryesore e fushatës presidenciale në SHBA për zgjedhjet e 2024. "Ku është Melania (Trump)?" Amerika është duke u habitur prej muajsh sepse mungesa e ish-zonjës së parë në krah të tij rëndon shumë mbi çështjet politike dhe gjyqësore të Donald Trump. Në qershor, ajo supozohej të ishte arma sekrete e aktivitetit propagandistik për ta rikthyer manjatin në Shtëpinë e Bardhë.

Por tani pyetja "Ku është Melania?" u shfaq edhe në pankartën e një avioni në qiellin e Ioëa-s. Ajo fluturoi mbi stadiumin e futbollit Jack Trice në Ames, pak para mbërritjes së Trump, DeSantis dhe kandidatëve të tjerë presidencialë. Larg fushatës zgjedhore të Donald Trump, Melania thuhet se po qëndron në Florida me djalin e çiftit, Barron. Zyrtarsiht thuhet se ajo po ndjek biznesin e saj dhe po mbështet burrin e saj... në një distancë të sigurt.

Dhe kjo situatë ka ushqyer misterin për fatin e saj. Sipas burimeve zyrtare, ish-zonja e parë, në fakt, do të mbështeste fuqishëm fushatën e Trump për vitin 2024, por, sipas New York Times, ajo donte të mbante një profil të ulët për shkak të mbështetjes së vogël që mori nga një sërë miqsh gjatë qëndrimit të tyre në Shtëpinë e Bardhë.

Kush nuk e mban mend buzëqeshjen e saj teksa u largua përfundimisht nga rezidenca e saj në Uashington? Ndërkohë, "Ku është Melania?", prej kohësh është një hashtag i suksesshëm në rrjetet sociale. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI