Flash

Del VIDEO/ Si u ekzekutua 41-vjeçari të shtunën në Vlorë

Lapsi.al 10 September 2023
Del VIDEO/ Si u ekzekutua 41-vjeçari të shtunën në

Mbrëmjen e së shtunës në Vlorë, ka mbetur i vrarë Leartiad Lekaj (Laert Keka). 41-vjeçari humbi jetën pas një atentati. Në pamjet e kamerave të sigurisë duket se një mjet tip Audi qëllon një herë dhe kthehet përsëri mbrapsht për të qëlluar përsëri. Një grup djemsh shihet teksa largohen me vrap në momentin e të shtënave.

Policia ka bërë me dije se në aksin rrugor “Kotë- Sevaster”, kanë konstatuar një automjet tip “Audi”, duke u djegur. Sasia e madhe e gëzhojave të gjetura në vendngjarje dhe shenjat e plumbave në muret e shtëpive, është një tregues i qartë se personat e përfshirë në këtë krim mund të kishin marrë jetë të tjera njerëzish.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:50, në lagjen “28-Nëntori”, në rrethana ende të paqarta. Mësohet se viktima ka qenë duke udhëtuar me motor, kur është qëlluar. 28 gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes dhe më pak se 12 minuta i janë dashur mjetit tip “Audi” për t’u larguar nga qyteti i Vlorës e më pas për ta djegur në aksin Kotë - Sevaster.

Një kallashnikov është gjetur në pjesën e pasme të makinës ngjyrë e errët me targa italiane të vjedhura, çka ngre dyshimet se viktima Leartid Keka është qëlluar me dy armë të ndryshme. Nga ekspertiza mësohet se ka mbi 6 plumba në trup dhe kokë. Nga policia konfirmohet se kamerat e vendosura në akset rrugore kanë filmuar mjetin.

Kamerat nga bizneset, por edhe ato në rrugë mendohet se mund të ndihmojnë policinë edhe për identifikimin e autorëve. Burimet e policisë në Vlorë bëjnë me dije se ka shkuar në 30 numri i personave të pyetur në lidhje me këtë ngjarje. Rreth 10 persona janë shoqëruar në komisariatin e Vlorës. Laert Keka është një emër i njohur për policinë e Vlorës.

Mësohet se se 41-vjeçari ka qenë në burg, pasi ka qenë i dënuar për bashkëpunim në një vrasje. Viktima thuhet se ka vuajtur më shumë se 10 vite burg. Gjithashtu mësohet se vite më parë, rreth vitit 2000-2002 dyshohet se ka marrë peng një kambist dhe e ka ekzekutuar. Ndërsa vite më vonë është akuzuar edhe për vjedhje me dhunë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI