Flash

Arsenal armësh në Peqin, arrestohen dy vëllezër

Lapsi.al 10 September 2023
Arsenal armësh në Peqin, arrestohen dy vëllezër

Në prangat e policisë kanë rënë dy vëllezër në Peqin pasi policia i gjeti në banesë 1 armë zjarri kallashnikov, 2 armë zjarri pistoleta, 1 armë gjahu, fishekë luftarak.

Sipas burimeve, në kuadër të operacionit policor të koduar "Brothers", vihen në pranga shtetasit Alberto Bicerri alias Genci Meta 46 vjeç dhe Bledar Meta, 43 vjeç (vëllezër),pasi në banesë iu gjetën të fshehura në 4 çanta, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri revolver, dhe 1 armë gjahu.

Detaje nga policia:

Finalizohet operacioni policor i koduar "Brothers".

Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 2 armë zjarri pistoleta, 1 armë gjahu, fishekë luftarak dhe 3 celularë.

Operacioni, rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, të ndjekura përmes një hetimi me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit.

Vihen në pranga 2 shtetas (vëllezër) që i kishin fshehur këto armë, në katër çanta në banesën e tyre.

Në vijim të punës së pandërprerë në terren, për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasve që posedojnë armë, pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin kanë siguruar informacion se 2 vëllezër posedonin një arsenal armësh zjarri, në banesën e tyre, në lagjen "Teqe".

Bazuar në këto informacione, është ndjekur një hetim disaditor, me metoda speciale, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, si rezultat i të cilit, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin dhe ato të Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Elbasan, u finalizua operacioni policor i koduar "Brothers". Në kuadër të këtij operacioni, u ushtruan kontrolle në banesën e 2 vëllezërve dhe në territorin përreth saj.

Nga kontrollet, në këtë banesë u gjetën të fshehura në katër çanta, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri revolver, 1 armë gjahu dhe fishekë luftarak për to. Armët dhe municioni luftarak u dërguan për ekspertizë, me qëllim verifikimin nëse janë përdorur ose jo, për ngjarje kriminale.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. B. alias G. M., 46 vjeç dhe B. M., 43 vjeç (vëllezër), për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive"

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Aksident në Klos, humb jetën këmbësori

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Suç të Klosit, ku shtetasi B.B., 62 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij...

16:13

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI