Flash

Trafiku i drogës, goditet grupi kriminal në Fier, dy të arrestuar (VIDEO)

Lapsi.al 9 September 2023
Trafiku i drogës, goditet grupi kriminal në Fier, dy të arrestuar

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Drejtues i Parë Lorenc Panganika, ka bërë të ditura sot rezultatet e operacionit policor antidrogë të koduar “Vakumi” në kuadër të të cilit, si rezultat i një pune intensive hetimore dhe operacionale, u bë i mundur goditja e një grupi kriminal që siguronte sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike cannabis sativa dhe droga te forta me qëllim trafikimin drejt shtetit Grek.

Gjate ketij operacioni janë sekuestruar 30 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa dhe gjysmë kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Shërbimet e strukturave hetimore dhe operacionale, të Drejtorisë Vendore dhe të Komisariatit të Policisë Fier, në zbatim të planit të posaçëm te masave, të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, me fokus parandalimin, konstatimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale të shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, kanë siguruar informacione policore, për ketë grup kriminal qe zhvillon aktivitetin në këtë fushë.

Si rezultat i administrimit të këtyre informacioneve, Prokuroria prane Gjykates se Shkalles se Pare te Juridiksionit te Pergjithshem Fier, ka regjistruar procedimin penal nr. 1142/viti 2023.

Ne kuader te ketij procedimi nën drejtimin e kesaj Prokurorise, strukturat e policise ne baze te planit te posacem operacional Vakumi, kane parandaluar trafikimin e një sasie të konsiderueshme te lendeve narkotike dhe bënë të mundur goditjen e grupit kriminal, që që veprone kryesisht në fushën e trafikimit të narkotikëve.

Gjatë këtij operacioni, shërbimet e Policisë bazuar në informacionet e siguruara gjatë procedimit, kanë ushtruar kontroll në ambientet e banesës së shtetasit E. M. dhe në automjetin e dyshuar që mund te behej transporti i lëndës narkotike.

Nga kontrolli rezultoi se në dyshemenë (në hapësirën e përgatitur më parë në këtë automjet), u gjetën rreth 30 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa dhe gjysmë kilogramë lëndë narkotike kokainë. Lënda narkotike kanabis ishte e ndarë në pako të vogla, të presuara, me qëllim trafikimin drejt Greqisë.

Në vijim, u ushtruan kontrolle në brendësi të banesës së shtetasit Eduart Mehmetaj, ku u gjetën 3 peshore elektronike, një sasi e konsiderueshme ambalazhesh për paketim, doreza plastike, makineri presimi dhe mjete të tjera që përdoreshin për përpunimin dhe paketimin e lëndës narkotike.

Ne vijim te hetimeve në kuadër të operacionit policor antidrogë të koduar Vakumi, është bere shoqërimi dhe arrestimi ne flagrance i shtetasve Panajot Shahaj, 43 vjeç dhe Osmen Mehmetaj, 71 vjeç, te dy banues ne fshatin Cakran, bashkia Fier, te dyshuar per veprat penale “Prodhimi dhe Shitja e narkotikeve”, dhe “Mbajtja, prodhimi dhe transportimi I substancave kimike.

Në vijim është bere shpallja ne kërkim dhe vijon puna, për kapjen e shtetasit Eduart Mehmetaj, 41 vjec, si organizator i kësaj veprimtarie kriminale si dhe vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë bashkepunetore ne kete aktivitet kriminal.

Ky operacion thekson sërish vendosmërinë e DVP Fier, për të parandaluar dhe goditur veprimtaritë kriminale në fushat e armëmbajtjes pa leje, narkotikëve dhe krimeve kundër pronës dhe pasurisë.

Në këtë aspekt, vetëm gjatë javëve të fundit, strukturat e DVP Fierit ne bashkepunim dhe nen drejtimin e Prokurorise kane finalizuar operacione si megaoperacionin Misteri dhe 2 faza të operacionit Sinjali, si rezultat i të cilave u sekuestruan 21.3 kg lëndë plasëse, 3 pistoleta, 1 armë gjahu dhe sekuestruar 8100 euro. Këto aksione të Policisë, të cilat parandaluan një ngjarje kriminale dhe zbardhën vjedhje, vunë në pranga 3 shtetas, shpallën në kërkim 2 shtetas dhe proceduan në gjendje të lirë 2 të tjerë.

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për goditjen e paligjshmërive. Në këtë kuadër, fton qytetarët të bashkëpunojnë edhe më shumë me Policinë, për përmbushjen e objektivave të përbashkëta.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI