Flash

Tërmeti shkatërrues në Marok, banorët: Toka u trondit për 20 sekonda

Lapsi.al 9 September 2023
Tërmeti shkatërrues në Marok, banorët: Toka u trondit

Të paktën 300 persona kanë vdekur pas një tërmet i fuqishëm që goditi Marokun qendror. Tërmeti me magnitudë 6.9 i shkallës rihter pati epiqendrën në jug perëndim të Marrakeshit, një destinacion popullor turistik, bën të ditur Shërbimi Gjeologjik të SHBA-së.

Shumë nga vdekjet u tha se ishin në zona malore të vështira për t'u arritur ndërsa flitet për të paktën 153 njerëz që u plagosën.

Montasir Itri, një banor i fshatit malor Asni pranë epiqendrës, ka thënë se shumica e shtëpive janë dëmtuar rreth zonës ku ai jeton.

"Fqinjët tanë janë nën rrënoja dhe njerëzit po punojnë shumë për t'i shpëtuar ata duke përdorur mjetet e disponueshme në fshat," i tha ai agjencisë së lajmeve Reuters.

Më tej në perëndim, afër Taroudant, mësuesi Hamid Afkar tha se ai ishte larguar nga shtëpia e tij dhe kishte pasur pasgoditje pas tërmetit fillestar.

“Toka u trondit për rreth 20 sekonda. Dyert u hapën dhe u mbyllën vetvetiu ndërsa unë zbrita me nxitim poshtë nga kati i dytë, "tha ai.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI