Flash

Dy lagje të Elbasanit në zjarr, në hetim dy 13-vjeçarë dhe një tjetër

Lapsi.al 9 September 2023
Dy lagje të Elbasanit në zjarr, në hetim dy

Elbasan

Ndezën zjarre nga pakujdesia, në lagjet “Haxhias” dhe “Shënkoll”, identifikohen dhe procedohen penalisht 3 autorët (2 prej tyre të mitur).

Zjarret, të favorizuara nga era e fortë, rrezikuan pronat përreth.

Menjëherë pas marrjes së njoftimeve për zjarre në 2 lagje të ndryshme të qytetit të Elbasanit, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në 2 vendngjarjet.

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë, shërbimet e Policisë, ato zjarrfikëse dhe emergjencat civile, kanë bërë të mundur, shuarjen e të dy zjarreve, të cilat për shkak se favorizoheshin nga era e fortë, rrezikonin sipërfaqe të mëdha toke dhe objektet përreth.

Për te dyja rastet janë identifikuar autorët e dyshuar, dhe për ta specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan kanë referuar materialet procedurale në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për:

-shtetasin M. S., 59 vjeç, banues në Elbasan, pasi nga pakujdesia, ka ndezur zjarr në tokën e tij, dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe toke me bimë të ulëta, në pronësi të një shtetasi tjetër;

-dy 13-vjeçarë, të dy banues në lagjen “Shënkoll”, pasi nga pakujdesia, kanë ndezur zjarr, dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe toke e mbjellë me pemë frutore, në pronësi të një shtetasi tjetër.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon sërish për qytetarët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht. Gjithashtu, i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës.

Të këshilluara

Flakë masive në malin e Shpiragut

Një zjarr i madh ka rënë gjatë natës në Malin Shpirag, zjarr që mori përmasa të mëdha dhe shtrirje të gjerê pêr shkak të erës. Në zonë kanë punuar gjatë gjit...

09:19

Parashikimi i motit për këtë të shtunë

Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë vendin tonë do të diktojnë kushtet e motit,duke bërë që pjesa e parë e ditës të jetë nën mbizotërimin e kthjellime...

09:16

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI