Flash

VIDEO/ Sylvester Stallone sfidon Papa Franceskun në boks

Lapsi.al 8 September 2023
VIDEO/ Sylvester Stallone sfidon Papa Franceskun në boks

Sylvester Stallone i njohur për rolin e italiano-amerikanit Rocky Balboa në filmin fitues të çmimit Oskar të vitit 1976 ka sfiduar një kundërshtar të paimagjinueshëm. Në takimin e tij me Papa Franceskun në Pallatin Apostolik në Vatikan, ylli i Hollivudit shoqërohej nga gruaja e tij, Jennifer Flavin dhe tre vajzat e tyre Sophia, Sistine dhe Scarlet si dhe vëllai i tij, Frank.

Papa e surprizoi duke i thënë: “Ne jemi rritur me filmat e tu” duke habitur aktorin. Ai ia kthehu: “Ok atëherë! A jeni gati? Ne po boksojmë”. Më pas ai ngriti grushtet duke qeshur para Papës. Edhe Ati i shenjtë 86-vjeçar e imitoi duke bërë shenjën e boksit.

Në një postim në Instagram, aktori u pa me një tufë çelësash duke shkruar: “Moment shumë i rrallë dhe i veçantë. Më lejuan të mbaja ÇELËSAT që hapin ÇDO derë në të gjithë qytetin e Vatikanit! Përfshirë Kapelën Sistine”.

Duke iu referuar vajzës së tij, ai tha se ishte “shumë i lumtur që i vumë vajzës sonë të bukur këtë emër të bukur, "Sistine”. Aktori 77-vjeçar ndodhet në Itali ku po promovon filmin e tij “Tulsa King” që do të transmetohet nga 15 nëntori. Stallone luan anëtarin e mafias, Dwight “The General” Manfredi, i cili përpiqet të rilidhet me familjen e tij gangstere pas lirimit të tij nga burgu.

Në shtator të vitit të kaluar, Stallone dhe gruaja e tij anuluan divorcin dhe u pajtuan. Çifti, të cilët kanë qenë së bashku për 26 vjet, “vendosën të takoheshin në shtëpi, ku biseduan dhe arritën të zgjidhnin mosmarrëveshjet e tyre”. “Ata të dy janë jashtëzakonisht të lumtur”, tha përfaqësuesi i tij në atë kohë. Pajtimi i tyre erdhi një muaj pasi 55-vjeçarja bëri kërkesë për divorc. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI