Flash

U arrestua në Shqipëri/ Bosi turk i kriptomonedhave dënohet me mbi 11 mijë vjet burg

Lapsi.al 8 September 2023
U arrestua në Shqipëri/ Bosi turk i kriptomonedhave dënohet me

Bosi turk i kriptomonedhave Faruk Fatih Ozer dhe dy vëllezërit e motrat e tij janë dënuar me 11 196 vjet burg secili për mashtrim në miliona dollarëve. 29-vjeçari u arratis në Shqipëri në vitin 2021 me asetet e pasi kompania e tij, Thodex falimentoi papritmas. Ai u ekstradua përsëri në Turqi në qershor dhe u shpall fajtor për pastrim parash, mashtrim dhe krim të organizuar.

Ozer i tha gjykatës se "nuk do të kishte vepruar kaq amatorisht" nëse qëllimi i tij ishte kriminal. “Unë jam mjaft i zgjuar për të udhëhequr çdo institucion në Tokë. Kjo është e dukshme në këtë kompani që kam themeluar që në moshën 22-vjeçare” – citohet të ketë thënë ai sipas agjencisë së lajmeve Anadolu.

Gjyqi i shkurtër u zhvillua në Stamboll dhe shpalli gjithashtu fajtorë motrën e tij Serap dhe vëllain Guven për të njëjtat akuza. Agjencitë turke të lajmeve thanë se të pandehurit u dënuan veçmas për krime të shumta kundër 2 027 viktimave që humbën paratë e tyre.

Dënime të tilla me burg janë të zakonshme në Turqi që nga heqja e dënimit me vdekje në 2004. Adnan Oktar, një predikues televiziv u burgos me 8 658 vjet në vitin 2022 për mashtrim dhe krime seksuale. 10 nga ndjekësit e tij morën të njëjtin dënim.

Prokurorët kishin kërkuar që Ozer të dënohej me 40 562 vjet burg, raportoi AFP. Turqit filluan të përdorin tregun e kriptomonedhave përballë një rënieje të thellë të vlerës së Lirës 2 vjet më parë. Thodex u themelua në vitin 2017 dhe u bë një nga shkëmbimet më të mëdha të vendit për monedhat virtuale.

Thodex'in kurucusu Faruk Fatih Özer'in cezası belli oldu - Özgün Kocaeli

Ozer fitoi famë kombëtare si një ekspert financiar dhe e bëri të mirë rrugën e tij duke u miqësuar me figura të shquara pro-qeveritare. Megjithatë, platforma u shkatërrua papritur në prill 2021. Asetet e investitorëve u zhdukën dhe Ozer u arratis. Ai u arrestua vitin e kaluar në Shqipëri me një urdhër ndërkombëtar nga Interpoli dhe u ekstradua pas një procesi të gjatë ligjor.

Mediat turke raportuan se Ozer ishte arratisur me pasuri me vlerë 2 miliardë dollarë me vete. Aktakuza megjithatë vlerëson se humbjet totale për investitorët e Thodex janë 356 milionë lira. Kjo shumë vlente në momentin e shkëmbimit rreth 43 milionë dollarë. E njëjta shumë tani vlen rreth 13 milionë dollarë për shkak të inflacionit të shfrenuar dhe kolapsit të Lirës në tregjet ndërkombëtare. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI