Flash

Spiuni iranian arratiset nga burgu britanik/ U fsheh poshtë një kamioni

Lapsi.al 8 September 2023
Spiuni iranian arratiset nga burgu britanik/ U fsheh poshtë një

Policia britanike ofron një shpërblim prej 20 mijë £ për atë që jep informacione që do të çonin në arrestimin e “spiunit iranian” Daniel Abed Khalife. 21-vjeçari ka zënë faqet e para të mediave britanike pasi u arratis në mënyrë spektakolare nga burgu i Wandsworth të mërkurën në mëngjes. Për gjetjen e Khalife, një ushtar i trajnuar ka nisur një operacion edhe nga Komanda Kundër Terrorizmit.

Më shumë se 150 oficerë dhe staf janë përfshirë në këtë operacion. Khalife u arratis nga burgu duke u lidhur poshtë një kamioni mallrash pasi doli nga kuzhina e burgut me uniformën e një kuzhinieri. Hetuesit kanë marrë informacion se një person që i përshtatej përshkrimit të Khalife ishte parë duke u larguar nga një furgon pranë hyrjes jugore të rrethrrotullimit Wandsworth.

A witness claims he saw Khalife (pictured) jump in a getaway car two miles from the prison

Më vonë edhe një shitës dyqani njoftoi se kishte parë “një tip të gjatë, të dobët me flokë të errët” të cilin më vonë e lidhi me imazhin e Khalife kur e pa në TV. Autoritetet kanë vendosur një alarm mbarëkombëtar që ka çuar në forcim të sigurisë në porte dhe kufij. Policia tha se Khalife nuk përbën kërcënim për publikun e gjerë, por këshillon publikun që të mos i afrohet atij dhe të telefonojë menjëherë 999.

Ish-ushtari u shpall i zhdukur në orën 7:50 të mëngjesit të së mërkurës. Policia u njoftua në orën 08:15 dhe ndërmori veprime të menjëhershme për të gjurmuar një furgon mallrash që ishte larguar nga burgu. Në orën 8.37, oficerët e policisë ndaluan furgonin dhe folën me shoferin duke kryer një kontroll të plotë.

Policia zbuloi një rrip në pjesën e poshtme të furgonit. Detektivët besojnë se Khalife ishte fshehur poshtë furgonit dhe e përdori këtë rrip si pjesë të arratisjes së tij. Ai ishte arrestuar i akuzuar për vendosjen e një bombe të rreme dhe mbledhjen e informacionit që mund të ishte i dobishëm për terroristët ose armiqtë e Mbretërisë së Bashkuar. Sipas raportimeve, ai akuzohet se ka mbledhur informacione për Iranin. ©LAPSI.al

Khalife escaped in this grocery lorry by strapping himself to its underside (caught on CCTV after his escape)

Clothes similar to the ones Daniel Khalife was wearing as he made his escape

Khalife was wearing a chef's uniform of Wandsworth prison similar to the one pictured at the time of his escape

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI