Flash

Reagim i fortë nga Brukseli/ BE paralajmëron Shqipërinë për Zvërnecin 

Portali “POLITICO” shkruan se Brukseli po i mban nën vëzhgim trazirat politike në Shqipëri, duke e paralajmëruar Tiranën se trajtimi i situatës mund t’i kushtojë në aplikimin për t'u anëtarësuar në BE. Tirana informon Brukselin se puna për projektin e Kushner është pezulluar. BE kërkon shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Ligjin për Investimet strategjike. 

17:42

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Profil/ Nedim Bajrami, shqiptari që refuzoi të zgjedhë Zvicrën

Lapsi.al 8 September 2023
Profil/ Nedim Bajrami, shqiptari që refuzoi të zgjedhë

"Unë e kam zgjedhur Shqipërinë me zemër. Jam i lumtur që jam shqiptar. Jam krenar! I gëzuar që mund të jem pjesë e Kombëtares", kështu deklaronte në pranverën e vitit 2021, Nedim Bajrami futbollisti i kombëtares, që i shënoi një gol fantastik Çekisë, duke barazuar në një ndeshje për t’u mbajtur mend në Pragë, të vlefshme për eleminatoret e kampionatit Evropian.

Por, 24 vjeçari i lindur në Zvicër nga një baba nga Tetova dhe nga një nënë prej Gostivari, nuk e ka pasur të lehtë rrugën për të mbërritur deri tek kuqezinjtë. Lapsi.al e ka ndjekur prej kohësh trajektoren e këtij të riu që ishte aktivizuar me skuadrat e moshave të Zvicrës, kishte shkëlqyer aty, dhe më pas nga Grasshopres kaloi drejt Italisë si mesfushor i Empolit.

Lexo me tej:

Video/ Bajrami, super gol dhe pikë në Pragë: Shqipëria del me barazim nga Çekia 

Në moshen 21 vjeçare ai kontribuoi fort në ngjitjen e kësaj skuadre nga kategoria e dytë në Serie A, duke shënuar plot dhjetë gola dhe duke dhënë pothuajse po aq asiste. Në këtë pikë kulmore të karrierës së tij të re, ai duhej të bëhej gati të luante në kampionatin evropian të 21 vjeçarëve me Zvicrën, me fanelën e kombëtares të së cilës kishte zhvilluar plot 50 ndeshje me skuadrat e moshave të ndryshme. Pikërisht ky qe momenti që në dejet e tij pulsoi gjaku i shqiptarit. Ai nuk zgjodhi të njëjtën rrugë si paraardhësit e tij Xhaka, Shaqiri apo Berhami. Ai refuzoi të mbante ngjyrat e vendit që e adoptoi.

Ai i tha “Jo” ftesës për të përfaqësuar Zvicrën në turneun evropian që do zhvillohej në Slloveni dhe Hungari. Ky lajm u prit me shumë pezm në radhët e tifozëve të "Nati".

Në arkivin e Lapsi.al gjendet një shkrim i gazetës së madhe "Le Temps" të Gjenevës, e cila shkruante në mars 2021. "Një goditje e rëndë për ekipin zviceran U-21, i cili po përgatitet për të garuar në Kampionatin Evropian të Kombeve në fund të muajit: Ai nuk do të ketë më shërbimet e Nedim Bajramit, i cili kishte bërë tetë paraqitje dhe kishte shënuar një gol në dhjetë ndeshje të fazës kualifikuese. Mesfushori sulmues i Empolit nuk është i vrarë. Ai thjesht ka vendosur të veshë fanellën e Shqipërisë".

"Bëmë përpjekje të mëdha për ta bindur Nedimin që të vazhdonte të luante për Zvicrën. Megjithatë ai na e bëri të qartë se zemra i rrihte më fort për Shqipërinë. Identifikimi është një vlerë thelbësore kur bëhet fjalë për të luajtur për ekipin kombëtar të Zvicrës. Kjo është arsyeja pse ne nuk kishim zgjidhje tjetër veçse ta linim të ikte", deklaroi atë kohë trajneri i vet Mauro Lustrinelli. 

Pavarësisht nga kjo deklaratë, gjërat nuk qenë kaq të thjeshta. Federata zvicerane e ankimoi këtë vendim dhe fillimisht FIFA, i dha të drejtë asaj. Kupola e futbollit botëror e refuzoi kërkesën e FSHF që Bajrami të lejohet të luante për Shqipërinë, me pretendimin se ai kishte luajtur me Zvicrën 4 ndeshje pasi kishte mbushur moshën 21 vjeç. Çështja e futbollistit mbeti sërish pezull deri sa federata shqiptare vendosi të mos dorëzohej dhe ta ndiqte dosjen Bajrami në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (KAS) në Lozanë.

“Një pikë që na mban në lojë për kualifikim”. Sylvinho hedh sytë nga Polonia: “Kemi edhe 4 finale” 

Kërkësa e paraqitur në qershor 2021 u shqyrtua në gusht të të njëjtit vit dhe më në fund Nedim Bajrami u lejua të luajë për Shqipërinë. Ai debutoi në shtator të të njëjtit vit në Elbasan Arena kundër Hungarisë duke shkaktuar një polemikë sepse kamera e kapi duke qënduar i heshtur gjatë ekzekutimit të himnit të flamurit, fjalët e të cilit me sa duket i riu i rritur në Zvicër nuk i dinte.

Por atë që s'dinte ta bënte me gojë, Nedim Bajrami di ta qajë me këmbë. Ai shënoi golin e parë me kuqezinjtë në fitoren ndaj Moldavisë (2-0) dhe këtë të enjte në Pragë ekzekutoi atë që pas ndeshjes e quajti si më të bukrin e karrierës së tij të deritanishme.

Lojtari që në janar të këtij viti kaloi nga Empoli te Sasuolo për rreth 8 milionë euro, është tashmë një shtyllë e formacionit të kombëtares. Dhe të mendosh se e gjitha kjo s'do të qe e mundur nëse ai s'do të kishte refuzuar evropianin e 21 vjeçarëve me Zvicrën dhe nëse FSHF nuk do të kishte fituar betejën në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Emrat/ Rama zyrtarizon ministrat e rinj

Në Asamblenë e Partisë Socialiste, kryetari i PS e kryeministri Edi Rama zyrtarizoi ndryshimet në kabinetin qeveritar. "Kokat" që u prenë ishin Frida Krifca, Ol...

18:21

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI