Flash

Elbasan/ Lëviznin me kallashnikov dhe municion luftarak në makinë, 2 të arrestuar

Lapsi.al 8 September 2023
Elbasan/ Lëviznin me kallashnikov dhe municion luftarak në

2 persona kanë rënë në prangat e policisë së Elbasanit pasi lëviznin me armë dhe municion luftarak në makinë. Policia ka sekuestruar një kallashnikov dhe municion luftarak në mjetin që drejtohej nga 37-vjeçari A. Zh.

Sakaq në pranga është vënë edhe pasagjeri A.K., 32 vjeç për moskallëzim krimi.

Njoftimi i policise:

DVP Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Covered”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.

Kishte fshehur një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, në bagazhin e automjetit që drejtonte, arrestohet në flagrancë 37-vjeçari.

Vihet në pranga edhe pasagjeri në automjet, për moskallëzim krimi.

Sekuestrohen arma e zjarrit kallashnikov dhe municioni luftarak.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Elbasan, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për dy shtetas që qarkullonin me armë zjarri, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Covered”.

Si rezultat i këtij operacioni, në lagjen “Valas”, Cërrik, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, janë kapur në flagrancë dhe janë arrestuar shtetasit:

-A. Zh., 37 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

-A. K., 32 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin A. Zh. dhe pasagjer shtetasin A. K., shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI