Flash

Drejtonte makinën i dehur dhe kryente manovra të rrezikshme, vihet në pranga i riu në Kukës

Lapsi.al 8 September 2023
Drejtonte makinën i dehur dhe kryente manovra të rrezikshme, vihet

Një person është arrestuar nga policia në Kukës ndërsa 3 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë. 27-vjeçari është vënë në pranga pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe nuk i është bindur policisë për të ndaluar automjetin, por ka kryer manovra të rrezikshme me të dhe është bërë rrezik për përdoruesit e rrugës.

NJOFTIMI I POLICISË:

DVP Kukës/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Kukës vunë në pranga shtetasin B. D., 27 vjeç, banues në Kukës, pasi teksa drejtonte automjetin, në gjendje të dehur, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin, por ka kryer manovra të rrezikshme me të dhe është bërë rrezik për përdoruesit e rrugës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. D., 38 vjeç, banues në Kukës, pasi u kap teksa transportonte me furgon, një sasi këpucësh, të papajisura me faturën tatimore të mallit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit L. N., 66 vjeç, banues në fshatin Plaç dhe A. S., 43 vjeç, banues në fshatin Gri, pasi dyshohet se kanë ndërtuar objekte për banim, pa leje nga organet kompetente.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI