Flash

Berisha për ministrat e rinj të Ramës: Mazniku i lidhur me Ndraghetën…

Lapsi.al 8 September 2023
Berisha për ministrat e rinj të Ramës: Mazniku i lidhur me

Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Sali Berisha ka komentuar ndryshimet e bëra në qeveri nga Edi Rama në Asamblenë e PS. Berisha tha se emrat e rij që emëroi në ministri, janë persona që janë përfshirë në korrupsion.

Në atë fjalim nuk kishte urrejtje për mua por për të vetët. Asambleja tregonte një terror që ai ushtroi ndaj anëtarëve. ‘bashkë kemi vjedh por burgu është për ju jo për mua’. Ky ishte morali.

Zëvendësimet, u tha shqiptarëve që jeni të pashpresë nëse nuk merrni në dorë fatin tuaj. Solli përfaqësuesin zyrtar të Ndraghetës në Tiranë, Maznikun. Mazniku, ikona më e shëmtuar e zyrtarit të babëzitur që merrte 12 rroga si nënkryetar bashkie. I kam publikuar të gjitha këto. Ahmetaj ka thënë që te Nusreti ka porositur 2 biftekë, jo një.

Në vend që të shkojë në qeli për aferën me djegësit bëhet ministër. Koçiu është e regjistruar se merr para. I thotë vajza nënës së vet që duhet t’i jap para kësaj se nuk bëhet ndryshe. Rama po shtrëngon radhët me bashkëvjedhësit e tij kur ka qenë në bashki e pas. Mete, çfarë vidhej këtu shkonin dhe strehoheshin te ky. Plus që ka dhe ca pikëpyetje të mëdha të tjera por janë në hetim e sipër. Për këtë të ministrisë së jashtme nuk them dot gjë sepse nuk e njoh”, tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI