Flash

Berisha: Bardhi është i ftuar të vijë të votohet si kreu i grupit të Parlamentar

Lapsi.al 8 September 2023
Berisha: Bardhi është i ftuar të vijë të votohet si

Sali Berisha deklaroi se Gazment Bardhi është i mirëpritur për t’u votuar. Ish-kryeministri deklaroi se Bardhi ka një grup deputetësh që mbështetët Primaret dhe se këta të fundit janë të mirëpritur.

“Gazment Bardhi dhe deputetë të tjerë, është i mirëpritur që të votohet për kryetar grupi parlamentar të PD-së. Ata janë deputetë të PD. Ai ka një numër deputetësh që janë të PD që e mbështesin, dhe ata janë të mirëpritur, dhe e kam theksuar, jemi të hapur për negociata dhe propozime. Kemi qenë dhe jemi. Ky qëndrim nuk është i tanishëm, por që kur ata respektojnë primaret.

Kishim të bënim me një qëndrim ndaj një procesi fondamental në PD. Pra në këtë kontekst, ai ka një grup deputetësh që janë të PD dhe ata janë të mirëpritur. Jemi të hapur për negociata dhe propozime. Ky qëndrim është që kur ata kanë shprehur se respektojnë Primaret. Berisha nuk do ndalojë kurrë as Gazment Bardhin dhe asnjë tjetër që të marrë pjesë në garat e hapur në PD”, tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI