Flash

Basha ka frikë të hyjë në zgjedhje, PD e vulës jashtë garës në Kukës

Lapsi.al 8 September 2023
Basha ka frikë të hyjë në zgjedhje, PD e vulës

Partia Demokratike dega Kukës ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen në Kukës më 24 shtator.

Në një njoftim në rrjetet sociale, PD shkruan se nuk do të bëhet kurrë “trau i dytë” i humbjes, në dëm të demokratëve dhe qytetarëve kuksianë.

Tashmë në garë mbeten mbeten Emri Vata i kualicionit “Bashkë Fitojmë” dhe Albert Halilaj i Partisë Socialiste.

Njoftimi:

Partia Demokratike Dega Kukës, duke ndjekur me pergjegjësi te lartë politike dhe morale situatën e krijuar në Kukës; pas refuzimit nga një pjesë e opozitës për një kandidat përbashkues, rezident në Kukës dhe me të gjithë vullnetin për të nxjerrë një kandidat fitues në zgjedhjet e 24 shtatorit, kërkon t’ju rikujtojë të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të saj se qëndrimi jonë ka qenë konstant dhe vetëm në interes të demokratëve të ndershëm të Kukësit.

Ne besojmë se gara për drejtimin e Bashkisë Kukës, është një përfaqësim dinjitoz dhe i munguar për qytetarët e lirë të këtij vendi. Kjo garë nuk duhet absolutisht të jetë një garë për pazare dhe qoka oligarkësh mes rilindasve te Ramës dhe përfituesve të PL së Metës.

Megjithatë, në rrethanat kur PD, institucionet e saj lokale dhe qëndrore, këmbëngulën për më se dy muaj për një bashkim gjithëpërfshirës të faktorëve opozitarë ne Kukës, me qëllimin e vetëm kthimin e qeverisjes lokale tek e djathta, në shërbim të qytetarëve, çdo kërkesë e jona u pa se ra në vesh të shurdhët.

Jo të gjithë patën të njëjtin vullnet me Partinë Demokratike. Duke anashkaluar dhe vullnetin e familjes së madhe të demokratëve të Kukësit, komandimi nga Tirana, në dëm të interesave të qytetarëve kuksianë, për të mbrojtur interesat e individëve dhe tregtarëve me oligarkët e Ramës po rrezikojnë një përsëritje të 14 majit.

Të gjithë ne, kemi humbur shumë prej frymës së konfliktit, përçarjes, unit dhe interesave të individit. Interesi i demokratëve dhe i të gjithë qytetarëve të Kukësit që duan ndryshim do të ishte përfaqësimi me një kandidat të vetëm të të gjithë spektrit opozitar për bashkinë Kukës.

Ndaj në kushtet e krijuara pas “nxitimit’ me “primare” të paracaktuara dhe caktimit të kandidatit, Partia Demokratike është e përkushtuar pa asnjë rezervë dhe paragjykim, që të mos krijojë kushtet për një ndarje akoma më të thellë të demokratëve në dëm të qytetarëve të Kukësit.

Në këto rrethana Partia Demokratike, me përgjegjësi të plotë deklaron se nuk do të dalë me një kandidat për zgjedhjet e datës 24 shtator për Bashkinë e Kukësit.

Partia Demokratike nuk do të bëhet kurrë “trau i dytë” i humbjes, në dëm të demokratëve dhe qytetarëve kuksianë.

Partia Demokratike qëndron fuqimisht në mbrojtje të interesave të kuksianëve, në mbështetje të tyre dhe po punon fort për ringritjen,bashkimin dhe unifikimin e të gjithë strukturave.

Partia Demokratike do të luftojë që së bashku ti rikthejme dinjitetin e nërpërkëmbur të qytetarëve kuksianë nga interesat e momentit, të kujtdo qofshin ato.

Koha, do të jetë treguesi më i mirë.

Partia Demokratike Dega Kukës.

Të këshilluara

Kurti: Kosova shumë afër njohjes nga Greqia

Nga pesë shtetet e BE-së, Greqia është më afër njohjes së Kosovës si shtet. Kështu ka thënë Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë një interviste për televizi...

14:09

Zjarr i madh në Dropull

Një zjarr i madh ka rënë sot në lartësitë e fshatit Radat në Bashkinë Dropull. Gazetarja Brikena Metaj raportoi se në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse...

13:58

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI