Flash

Pamje shokuese/ Përmbytjet "gjunjëzojnë" Greqinë, shkon në 6 numri i viktimave (FOTO)

Lapsi.al 7 September 2023
Pamje shokuese/ Përmbytjet "gjunjëzojnë" Greqinë,

Greqia është prekur rëndë nga përmbytjet, të cilat i kanë marrë jetën gjashtë personave, ndërsa pamjet mbeten të rënda.

Viktimat e fundit janë dy gra, që u gjetën pa jetë në një fshat të Kardhitsës. Gjendja vijon të mbetet e vështirë dhe shumë zona janë ende nën pushtetin e ujit.

Shtëpitë në fshatin Horta në jug të Pilios janë nën pushtetin e ujit dhe me pjesë të rrëzuara. Reshjet e shiut të furishme dhe erërat e forta rritën në një kohë shumë të shkurtër nivelin e ujit.

Autoritetet kanë shpallur gjendje emergjente në prefekturën e Magnezisë, ishujt Sporades, në Karditsa, Trikala si dhe në disa bashki në Larisa e përreth saj. Pamjet janë tronditëse jo vetëm nga Volosi dhe Piliosi turistik, por edhe nga shumë fshatra në bregdet, ku ujërat e rrëmbyera përpijnë makina dhe i hedhin në det.

Stuhitë e forta të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje dheu dhe rrugët dytësore janë bllokuar ose shembur. Për disa orë është bllokuar edhe aksi kryesor që lidh Athinën me Selanikun pranë Lamias.

Fenomene ekstreme janë regjistruar edhe në zona të prefekturës së Ftiotidës, Peloponezit , Evias dhe Halkidhikisë.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI