Flash

Moti me lajme të mira për pushuesit e shtatorit

Lapsi.al 7 September 2023
Moti me lajme të mira për pushuesit e shtatorit

Për të gjithë ata që kanë caktuar pushimet për këtë 15 ditësh të parë të shtatorit, lajme të mira vijnë nga moti. Në një lidhje live për News24 Lajda Porja tha se stuhia ‘Daniel’ nuk e ka prekur Shqipërinë, ndërsa pohoi se në fundjavë temperaturat do të rriten.

Madje ajo tha se deri në mes të javës temperaturat do të shkojnë deri në 34 gradë celsius në disa zona, si në Elbasan dhe Berat.

“Stuhia Daniel është në Greqi. Sot deri nesër ka degradim. Shumë pak është prekur pjesa jugore e Maqedonisë. Nuk është se kemi situata të ngjashme në Shqipëri. Nuk ka probleme. Fundjava do të sjellë përmirësim të dukshëm të motit, ka dhe rritje të temperaturave. Rrezatimi do të jetë më i madh. Në disa zona në Elbasan dhe Berat do të shënohen deri në 34 gradë celsius. Do të kemi vlera të larta termike, edhe pse jemi në vjeshtë. Kur dalim në mëngjes, e mendojmë tamam si situatë vjeshte. Pritet që deri në mes të javës të jemi me temperatura të larta. Deri nga mesi i shtatorit do të jemi me mot të qëndrueshëm dhe me temperatura deri në 30 gradë celsius.”, tha ajo.

Të këshilluara

Sherr në Vlorë, plagoset turisti

Një sherr mes dy personave ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë. Mësohet se nga sherri ka mbetur i lënduar një turist, i cili është dërguar me urgjencë në spita...

20:36

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI