Flash

I vodhi 23 000 euro në banesë bashkëfshatarit, arrestohet 48-vjeçari në Fier

Lapsi.al 7 September 2023
I vodhi 23 000 euro në banesë bashkëfshatarit, arrestohet

Policia e Fierit ka finalizuar ditën e sotme fazën e dytë të operacionit policor të koduar “sinjali”. Në kuadër të këtij operacioni është arrestuar një 48-vjeçar, i cili vodhi 23 mijë euro në banesën e shtetasit V.M (të arrestuar dje, për posedim të 4 armëve).

Vajza e 48-vjeçarit është proceduar penalisht, mbi dyshimin se ka bashkëpunuar në kryerjen e kësaj vjedhjeje.

Nga shuma e vjedhur janë sekuestruar vetëm 8100 euro.

Si rezultat i hetimeve intensive, të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, pas indicieve se një shtetasi të arrestuar ditën e djeshme, për armëmbajtje pa leje, i kishin vjedhur në banesën e tij (në oborrin e së cilës, u gjetën të fshehura në një çantë, 3 pistoleta, 1 armë gjahu dhe fishekë luftarak), një shumë parash, u organizua dhe u finalizua faza e dytë e operacionit policor të koduar “Sinjali”.

Gjatë kësaj faze, u kap dhe u vu në pranga shtetasi F. L., 48 vjeç, banues në fshatin Levan, Fier. Nga veprimet hetimore dyshohet se 48-vjeçari ka vjedhur në banesën e shtetasit tashmë të arrestuar V. M., 23 000 euro.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për vajzën e shtetasit F. L., shtetasen M. L., 22 vjeçe, banuese në fshatin Baltëz, Fier, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me 48-vjeçarin, për të kryer këtë vjedhje.

Gjatë kontrolleve në banesën e shtetasit F. L., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 8100 euro të dyshuara nga shuma e vjedhur në banesën e shtetasit V. M.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI