Flash

Goditet rrjeti i trafikut të drogës në Itali, "kapoja" ishte një shqiptar

Lapsi.al 7 September 2023
Goditet rrjeti i trafikut të drogës në Itali, "kapoja"

8 të arrestuar dhe 10 kilogramë kokainë dhe heroinë e sekuestruar. Guardia di Finanza në Padova ka përfunduar hetimet për një organizatë komplekse kriminale të trafikut të drogës.

Hetuesit italianë nisën të vëzhgonin shpërndarësit e vegjël për të gjurmuar zinxhirin e furnizimit të drogës, duke arritur të identifikonin furnizuesit kryesorë të heroinës dhe kokainës. Ata qëndronin midis Milanos, Padovës, Selvazzano Dentro dhe Vicenza.

Trafikantët ishin ndarë në dy grupe, njëri shqiptar dhe tjetri italian, që vepronin midis qytetit Santo dhe Selvazzano, të cilat kishin një drejtues të vetëm. Sipas mediave italiane të dy grupet ishin në kontakt me një organizatë kriminale shqiptare të trafikut të lëndëve narkotike që vepronte në Lombardi, e cila furnizonte sasi të mëdha droge nga Shqipëria.

Gjithashtu janë sekuestruar para të gatshme në vlerë rreth 30 mijë euro, me gjasë të ardhura nga veprimtaria e paligjshme. Mes 8 të arrestuarve janë 5 shqiptarë, 2 italianë dhe 1 tunizian, shpërndarës dhe korrierë që përdornin makina me fund të dyfishtë për të fshehur lëndën narkotike si dhe telefona të koduar për të komunikuar.

Në përfundim të hetimeve, elementët e mbledhur nga Prokuroria e Venecias bënë të mundur identifikimin e 30 personave të përfshi9rë dhe të vënë tashmë nën hetim mes tyre italianë, shqiptarë dhe tunizianë. Ata akuzohen për krimet e përfshirjes në organizatë kriminale me qëllim trafikimin, shpërndarjen dhe tregtimin e drogës.

“Nëse do të dilte në treg, një sasi e tillë droge do të kishte vënë në rrezik shëndetin e shumë njerëzve dhe do t'u sillte fitime të mëdha narkotrafikantëve” – tha presidenti i Rajonit Veneto, Luca Zaia. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI