Flash

Goditet organizata kriminale e trafikut të drogës në Itali, mes 8 të arrestuarve ka edhe shqiptarë

Lapsi.al 7 September 2023
Goditet organizata kriminale e trafikut të drogës në Itali, mes 8

Tetë arrestime dhe 10 kilogramë kokainë të sekuestruar. Ky është bilanci i policinë italiane pas shkatërrimit të një organizatë komplekse kriminale të dedikuar për trafikun e drogës.

Furnizuesit kryesorë të heroinës dhe kokainës ishin vendosur midis Milanos, Padovës, Selvazzano Dentro dhe Vicenza. Trafikantët u ndanë në dy grupe, një shqiptar dhe një italian, që vepronin midis qytetit Santo dhe Selvazzano, të cilat ishin nën një drejtim të vetëm. Të dy grupet ishin në kontakt me një grup kriminal shqiptar që vepronte në Lombardi, e cila furnizonte sasi të mëdha droge nga Shqipëria.

Gjithashtu janë sekuestruar para të gatshme në vlerë rreth 30 mijë euro, me gjasë të ardhura nga veprimtaria e paligjshme. Mes tetë të arrestuarve ka tunizianë dhe shqiptarë që përdornin makina me bagazh të fshehur për të lënë lëndën narkotike. Në përfundim të hetimeve, elementët e mbledhur nga Prokuroria e Venecias bënë të mundur identifikimin e 30 personave mes tyre italianë, shqiptarë dhe tunizianë për krimet e bashkimit kriminal me qëllim trafikimin, ndalimin dhe tregtimin e drogës.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI