Flash

Flet Berisha/ Si do të zgjidhet kreu i grupit të deputetëve me Bardhin

Lapsi.al 7 September 2023
Flet Berisha/ Si do të zgjidhet kreu i grupit të deputetëve me

Pak ditë pas takimit të përbashkët të 43 deputetëve të Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se do të ketë edhe një kryetar të këtij grupi, por ai do të përcaktohet në takimet e ardhshme.

“Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike do të përcaktohet në takimet progresive që do të bëhen. Një gjë është e sigurt. Kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike do ta zgjedhin deputetët e Partisë Demokratike. Do të vazhdojë takime siç u lanë.

Takimet kanë një pozitivistet të padiskutueshëm, do të përcaktojnë axhendat. Ishte shumë e rëndësishme axhenda që u përcaktua. Axhenda të tjera do të vijnë, por ecet drejt një procesi të cilën e mirëpresim të gjithë demokratët dhe opozitarët e vërtetë” – tha Berisha. Ai bëri akuza për lidhje të Lulzim Bashës me Lindita Nikollën dhe Taulant Ballën.

“Po a del kryetarja e parlamentit dhe behët zëdhënësja e Lulëzim Bashës. A mund të ndodhë kjo? Po kryetarja e parlamentit s’është zëdhënëse, është për definicionin, për institucion pluralist. Ajo bëhet zëdhënëse e Lulëzim Bashës. Ma sollën mua këtë njoftim thotë.

Skenari është Taulanti. Të them unë ty... edhe Bledi Çuçi kishte thënë “ne kemi kryetar Lulëzim Bashën”. Dje ose pardje u tha në mbledhje “Për ne kryetar do të jetë Lulëzim Basha, pikë”. Prandaj dhe është e rëndësishme që ne duhet të mblidhemi, duhet ta përmbysim, nuk ka rrugë tjetër, përndryshe, absolutisht deri në vitin 2040 minimumi” – tha Berisha në një intervistë për Syri Tv. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI