Flash

Opozita, nuk ka bashkim në hipokrizi

Lapsi.al 7 September 2023
Opozita, nuk ka bashkim në hipokrizi

Fasada e opozitës së unifikuar gjatë një tubimi në një hotel në qendër të Tiranës, nuk i ka rezistuar dot dilemave të publikut, pyetjeve të gazetarëve dhe debateve në studio, që vijuan pas takimit të grupit të Berishës me atë të Bardhit. Njëra palë nuk di të thotë nëse ka hequr dorë nga qurravitjet pro atlantike, që i bënë të ngrinin duart me zell për përjashtimin e liderit historik. Ata nuk janë në gjendje as të pranojnë, me gojën plot, nëse do e integrojnë Berishën dhe të zbuarit e tjerë nga grupi parlamentar. Ata shkojnë deri aty sa të pohojnë se po shtrëngojnë duart në emër të atyre mbi 500 mijë zgjedhësve që votuan pro “rithemelimit” në 14 maj, por në absurd të plotë, e injorojnë këtë elektorat që njeh Berishën për prijës, duke vazhduar me refrenin e dalë boje se ata nuk e pranojnë për kryetar.

Nga ana tjetër mbështetësit e doktorit, janë po aq konfuzë. Ata sillen si padronë të vetëm të PD-së dhe nuk përmendin ekzistencën, tashmë të konfirmuar të një mase anti berishiste mes shumicës demokrate. Ata sillen sikur kanë monopolin e opozitarizmit. Ata bëjë sikur harrojnë se janë të mëdhenj brenda të djathtës, por krejt të pamjaftueshëm për t’u bërë mazhorancë në këtë vend. Askush prej tyre nuk guxon ta përmendë se Berisha është i gatshëm të tërhiqet nga posti i kandidatit për kryeministër, në zgjedhjet e ardhshme, ndonëse në 2025 do të jëtë 81 vjeçar. 

Lexo me tej:

Enigmat e bashkimit të dy grupimeve "armike" në PD 

Këto shmangie thelbësore nga thelbi i të vërtetës dhe plot të tjera të ngjashme, e kanë bërë shumë të pabesueshme idenë e një bashkimi real. Shprehja hipokrite se po unifikojmë betejën parlamentare kundër Ramës, jo vetëm që nuk mjafton, por i ngjan më shumë një gjetheje fiku që nuk e mbulon dot humnerën e thellë të betejës vëllavrasëse dy vjeçare. Pyetja ç’do të ndodhë nesër dhe a mund të zihen sërish, është prezente tek çdokush që shqetësohet për fatin e opozitës. 

Për të mbushur këtë boshllëk nuk mjafton vetëm hyrja në tunelin e negociatave, por duhet medoemos të tregohet drita në fund të tij. Dhe në këtë rrugëtim, nga errësira drejt shikimit të qartë, është i domosdoshëm kalimi nëpër disa faza.

Grupi me gati 20 deputetë, që braktisi më në fund Bashën, duhet të bëjë prapa kthehu pa mëdyshje, se vula dhe përfaqësimi i takojnë atij më të votuarit, Sali Berishës. Ata duhet ta pranojnë se gabimi i tyre më i madh politik ishte nënshtrimi me një bindje prej vasali i një “non grat-e” të lobuar me metoda alla McGonigal. Ata s’duhet të kenë asnjë kompleks për të pohuar se administrata Blinken ka rënë në një kurth, i cili duhet denoncuar dhe pas kësaj duhet të rehabilitojnë Berishën brenda grupit të përbashkët parlamentar. 

Bardhi: Mes Sali Berishës dhe Edi Ramës, unë zgjedh Berishën 

Si kompromis edhe lideri historik duhet të hedhë hapa të mëdha pas. I bindur se ka shumicën e antarësisë, ai nuk mund të fshihet më pas mendësisë autokratike "bashkim përmes votës”. Nëse e ka pasur realisht lejimin e fraksioneve, ai duhet të krijojë hapsirë që grupi i kundërshtarëve të tij, pasi ta ketë njohur për kryetar, të jetë i përfaqësuar me nënkryetarë, me afro gjysmën e kryesisë e të Këshillit kombëtar dhe me një marrëveshje të shkruar, që ata do të kenë një porcion të madh deputetësh në zgjedhjet e ardhshme. Ai nuk mund ta mbajë më kupolën e PD-së si një çerdhe besnikësh. Ai duhet t'ia lërë Gazmend Bardhit drejtimin e grupit të bashkuar parlamentar. Ai duhet të angazhohet se heq dorë nga kandidimi për kryeministër duke hapur jo një proces primaresh, por një angazhim ku pakica të ketë të drejtën e vetos.

“Ti kallim datën dhe tmerrin Ramës”, Berisha flet pas mbledhjes së 43 deputetëve 

Pra, vetëm duke sheshuar çdo paqartësi dhe duke arritur kompromis për çdo kontradiktë, PD-ja mund t'i shpëtojë hipokrizisë se do “bashkëpunojmë vetëm kundër Ramës në parlament”. Sado e mirë të jetë kjo nismë si fillim, ajo nuk jep asnjë garanci se do t'i rezistojë kohës. Dhe mbi të gjitha, përsëritja e saj si shabllon në studiot televizive, e rrënon besimin e publikut kur përballet me pyetjet që u ngritën më lart. Që opozita të jetë vërtet e bashkuar, duhet që të zhgënjyerit nga Luli të njohin ‘non gratën” Berisha si lider dhe që ky i fundit t'u japë të gjithë hapsirën e nevojshme atyre që nesër do të duan ta rrëzojnë, jo si ‘anti amerikan”, po si një politikan që e ka mbyllur ciklin.   

©Lapsi.al

Të këshilluara

Kokat e prera si apologji e pamjaftueshme

Edhe vetë Edi Rama ka qenë i ndërgjegjshëm se duke nxjerrë nga qeveria ministra anonimë, nuk prodhon realisht asnjë efekt. Prandaj atë që se ka arritur dot me a...

21:07

Mos e shani Bashën, qeshni me të!

Pas maskaradës së fundit me flamurin dhe siglën e PD-së, shumica e atyre që e mbështetën Lulzim Bashën, kur vrau babain e vet politik, sot janë ndarë në dy grup...

19:19

Rama me alibi si të Erdoganit dhe Putinit

Edi Rama është përpjekur të lajë duart duke prodhuar një sërë alibish për çështjen Beleri. Në intervistën për të përditshmen Kathimirini, që e pomponte me bujë ...

14:37

Çështja Beleri/ Pse Rama po kreh Athinën

Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë sot në publik një bisedë në telefonat privatë, mes tij dhe gazetarit grek të Kathimerini, Pavlos Papadopoulos, për të krijuar i...

19:17

"Dhurata" greke, për një president klloun

Provokimi grek për ta lënë Shqipërinë jashtë tubimit informal të Athinës, në përkujtim të 20 vjetorit të samitit historik të Selanikut, më shumë sesa për marëdh...

15:57

Sa i kushton Ramës koka e Belerit

Edi Rama gjendet i mbërthyer në morsën e dy të vërtetave, falë vendimit personal për ta burgosur kandidatin e bashkisë Himarë, Fredi Beleri, pak ditë para zgjed...

13:53

Saliu se fut dot kullën në thes

Falë aksionit simbolik të lëvizjes Bashkë dhe fjalimit, sa me pathos, po aq dhe me argumenta të Arlind Qorit, ngritja e një përbindshi betoni në vend të një par...

09:16

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI