Flash

Sigurimi privat i shëndetit mbulon vetëm 1.3% të shpenzimeve shëndetësore të familjeve shqiptare

Lapsi.al 6 September 2023
Sigurimi privat i shëndetit mbulon vetëm 1.3% të shpenzimeve

Sigurimi privat i shëndetit është i vetmi ndër produktet e sigurimit në rënie për këtë vit. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), për shtatë muajt e parë të vitit 2023, primet e shkruara bruto në sigurimin e sëmundjeve kishin vlerën e 507 milionë lekëve, në rënie me 4.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Edhe vitin e kaluar ky produkt kishte shfaqur një ecuri të zbehtë, me një rritje vjetore të primeve prej 3.7%, ndër më të ulëtat në tregun e sigurimeve për vitin e kaluar.

Drejtuesit e kompanive të sigurimit e shpjegojnë ecurinë e dobët të këtij segmenti të tregut me disë faktorë.

Sipas tyre, modeli i financimit publik të shëndetësisë që ndjek Shqipëria nuk e favorizon shumë zhvillimin e tregut privat të sigurimit të shëndetit. Siguruesit mendojnë se, për sa kohë shqiptarëve u premtohet shëndetësi falas, ato nuk do të jenë të nxitur të blejnë sigurim privat, për të siguruar marrjen e shërbimit shëndetësor me standarde më të larta.

Duke iu referuar anketës së buxhetit të familjeve të INSTAT, për vitin 2021 (viti më i fundit i disponueshëm në statistika) shqiptarët shpenzuan afërsisht 42 miliardë lekë për shëndetin. Një shumë e tillë përbënte 5.4% të buxhetit mesatar të familjeve shqiptare.

Megjithëse në teori skema e detyrueshme e sigurimeve shëndetësore duhet të ofrojë mbulim të plotë shëndetësor ose “shëndetësi falas”, në praktikë familjet shqiptare vazhdojnë të shpenzojnë shuma të mëdha nga xhepi i tyre për shëndetin. Deri tani, sigurimi privat nuk po rezulton dot si zgjidhje e suksesshme për këtë problem.

Gjithmonë për vitin 2021, kompanitë e sigurimit paguan 532 milionë lekë dëme në produktin e sigurimit të shëndetit. Kjo shumë përfaqëson më pak se 1.3% të shpenzimeve të përgjithshme të familjeve shqiptare për shëndetin. Një raport i tillë tregon qartë shkallën shumë të ulët të mbulimit me sigurime shëndetësore private.

Një problem tjetër, sipas burimeve, është edhe rritja e çmimeve të shërbimeve shëndetësore private, sidomos në të atyre spitalore. Rritja e çmimeve ushtron presione edhe mbi primet, që në vitet e fundit kanë shfaqur një tendencë drejt shtrenjtimit, edhe për t’iu përgjigjur shtrenjtimit të çmimeve të spitaleve private. Të dhënat e Autoriteti të Mbikëqyrjes Financiare nuk ofrojnë informacion të veçantë për produktin e sigurimit të shëndetit, megjithatë, ato tregojnë se bilanci i llogarisë teknike për produktet e shëndetit dhe aksidenteve në përgjithësi gjatë viteve të fundit ka qenë pozitiv. Rezultati financiar si diferenca mes të ardhurave dhe shpenzimeve nga këto produkte vitin e kaluar ishte pozitive në vlerën e 107 milionë lekëve, niveli më i lartë i pesë viteve të fundit. Raporti dëme/prime neto rezultoi në nivelin 46.71% (50.39% në 2021), ndërsa raporti i kombinuar i dëmeve dhe shpenzimeve të tjera me primet rezultoi 93.15% (nga 98.24% në 2021)./Monitor

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI