Flash

Busti i Mitsotakis në Dropull, a do të bjerë kryeministri grek në 'kurthin' e Ramës

Lapsi.al 6 September 2023
Busti i Mitsotakis në Dropull, a do të bjerë kryeministri grek

Në muajin tetor pritet të inagurohet sheshi i ri në qendër të fshatit Dervician në Dropull. Krahas rikualifikimit të tij tërësor, elementi ndoshta më kryesor është vendosja e bustit të Kostandinos Mitsotakis, ish-kryeministrit grek i cili vizitoi Shqipërinë 33 vite më parë. Ky investim i qeverisë shqiptare ishte premtuar publikisht gjatë vizitës së kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis në Dropull në dhjetor 2022 nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kujtojmë që Kyriakos Mitsotakis është djali i Kostandinos Mitsotakis. Edi Rama e përmendi inagurimin e bustit edhe disa ditë më parë teksa dha një intervistë për prestigjozen greke “Kathimerini”. Por marrëdhëniet Tiranë- Athinë nuk janë më si më parë për shkak të çështjes “Beleri”. Greqia ka kërcënuar vazhdimisht Shqipërinë me bllokim të integrimit në BE nëse nuk liron nga burgu kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, i arrestuar për blerje votash.

Lexo edhe: Intervista në Kathimerini/ Goditjet që Rama i ka paralajmëruar publikisht siç bëri me Belerin

Kulmi arriti gjatë darkës informale në Athinë me udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor, kur Mitsotakis nuk i dërgoi një ftesë Edi Ramës. Në këto kushte teksa sheshi në Dervician po merr formë dita-ditës, mbetet me pikëpyetje nëse Kyriakos Mitsotakis do të vijë sërish në Shqipëri apo jo, për të marrë pjesë në inagurimin e bustit të babait të tij.

Ky investim që më shumë ka vlerë simbolike në minoritet, duket se i ka ardhur në shteg Edi Ramës dhe ngjan më shumë, le të themi si një "kurth politik" ndaj kreut të qeverisë në Athinë. Më i interesuar në këtë rast që sheshi të inagurohet, që busti të vendoset dhe që kryeministri i Greqisë të marrë pjesë në ceremoni, është Edi Rama, jo Kyriakos Mitsotakis të cilit po i nderohet në Dropull babai i tij.

Lexo edhe: Strategjia e Ramës/ Të qetësojë Athinën, pa liruar Belerin

Rama kërkon të shpërfaqet përmes kësaj ngjarje si një lider europian, i shpenguar plotësisht nga komplekset nacionaliste apo paragjykimet dhe t'i tregojë opinionit publik grek që ai është kaq shumë mendjehapur prandaj i ngre bust babait të kryeministrit të Greqisë. Natyrisht që Rama nuk e kishte paramenduar se gjërat do të vinin kështu me Fredi Belerin e do të kishte një krisje me Athinën zyrtare, por ai synon ta përdorë sheshin me bustin e Kostandinos Mitsotakis si një akt për të kompleksuar kryeministrin aktual të Greqisë.

Lexo edhe: Përplasje e fortë Tiranë – Athinë për Fredi Belerin

Nëse Kyriakos Mitsotakis do të mbërrinte në Dropull në tetor e do të shtrëngonte duart me Edi Ramën, e gjithë retorika e qeverisë së tij prej muajit maj të këtij viti për cështjen e Fredi Belerit, natyrisht që do të zhbëhej dhe presioni i Athinës do të zhvlerësohej. Aq më tepër kjo, kur duket se Beleri po shkon drejt humbjes së të drejtës për t'u betuar e për të qenë ndonjëherë kryetar i Bashkisë Himarë.

Në mesin e muajit shtator skadon afati i përcaktuar në ligj për të kryer betimin. Me gjasë Kyriakos Mitsotakis nuk do të bjerë në kurthin e Edi Ramës, megjithatë mbetet për t'u parë deri në tetor se si do të rrjedhin ngjarjet. Shihni pamjet më poshtë të asaj që po ndodh në sheshin e Dervicianit. ©LAPSI.al

 

 

Të këshilluara

Emrat/ Rama zyrtarizon ministrat e rinj

Në Asamblenë e Partisë Socialiste, kryetari i PS e kryeministri Edi Rama zyrtarizoi ndryshimet në kabinetin qeveritar. "Kokat" që u prenë ishin Frida Krifca, Ol...

18:21

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI