Flash

Kreu i KFOR-it: Gjendja në Kosovë vazhdon të jetë “shumë e paqëndrueshme”

Lapsi.al 6 September 2023
Kreu i KFOR-it: Gjendja në Kosovë vazhdon të jetë

Gjendja në Kosovë vazhdon të jetë “shumë e paqëndrueshme” ndonëse situata e sigurisë është qetësuar në krahasim me majin kur shpërtheu dhuna, deklaroi komandanti i trupave të NATO-s në Kosovë të mërkurën.

Gjeneral majori Italian Angelo Michele Ristuccia, komandant i trupave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, tha se tensionet mes dy palëve mbeten të larta për shkak të dallimeve politike.

“Gjendja është e qetë pas zhvillimeve të 29 majit. Por situata vazhdon të jetë shumë e paqëndrueshme. Ne mendojmë se ky tension është për shkak të një sërë çështjesh të pazgjidhura,” deklaroi ai në selinë e NATO-s në Bruksel.

“Do të thoja se sëmundja më shqetësuese është mosbesimi – mungesa e besimit ndërmjet palëve,” shtoi ai.

“Kjo do të thotë se nuk ka zgjidhje ushtarake. E vetmja zgjidhje është zgjidhja politike.”

Mbi 90 pjesëtarë të KFOR-it u lënduan gjatë përleshjeve me protestuesit serbë në pjesën veriore të Kosovës në muajin maj. Rreth 50 protestues po ashtu u lënduan gjatë trazirave.

Përleshjet shpërthyen pasi kryetarët shqiptarë hynë në zyret e tyre në komunat në veri të Kosovës pas mbajtjes së zgjedhjeve komunale, që u bojkotuan nga serbët e asaj pjese./VOA

Të këshilluara

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI