Flash

I gjendet kallashnikov në banesë, arrestohet 50-vjeçari në Berat

Lapsi.al 6 September 2023
I gjendet kallashnikov në banesë, arrestohet 50-vjeçari në

Policia ka vendosur në pranga një 50-vjeçar, pasi iu gjet një kallashnikov dhe municion luftarak në banesën e tij në fshatin Potoduar, Dimal. Gjatë kontrollit në banesën e 50-vjeçarit, u gjet të fshehur arma e zjarrit dhe municion luftarak, të cilat ai i posedonte pa leje. Arma dhe fishekët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, goditet një rast i mbajtjes pa leje të armës së zjarrit. Sekuestrohen një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak. Fshihte në banesë, një kallashnikov dhe fishekë për të, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 50-vjeçari.

I arrestuari, i dënuar më parë sërish për armëmbajtje pa leje. Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë dhe të vazhdueshëm me qytetarët, për të përmbushur objektivat e përbashkët, garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe goditjen e paligjshmërive, shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal kanë goditur një rast të mbajtjes pa leje të një arme zjarri, rast për të cilin u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi V. Sh., 50 vjeç, banues në fshatin Potoduar, Dimal.

Gjatë kontrollit në banesën e 50-vjeçarit, Policia gjeti të fshehur një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, të cilat posedoheshin nga ky shtetas, pa leje. Arma dhe fishekët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI