Flash

Goditja e informalitetit/ Në hetim dy persona në Librazhd për fshehjen e të ardhurave

Lapsi.al 6 September 2023
Goditja e informalitetit/ Në hetim dy persona në Librazhd për

Policia ka konstatuar 2 subjekte ekonomike që fshihnin të ardhurat që gjeneronin nga shitja e druve për zjarr dhe që kishin punëtorë të paregjistruar.

Kanë filluar hetimet për dy administratorët 63-vjeçarin me inicialet K.S dhe 38-vjeçari me inicialet A.Z për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësimi i paligjshëm”,

Njoftimi i Policisë: Librazhd

Nga kontrollet dhe verifikimet, Policia konstaton 2 subjekte ekonomike që fshihnin të ardhurat që gjeneronin nga shitja e druve për zjarr dhe që kishin punëtorë të paregjistruar.

Procedohen penalisht 2 administratorët e këtyre subjekteve.

Si rezultat i kontrolleve në subjekte të ndryshme ekononike, në qarkun Elbasan, me qëllim parandalimin dhe goditjen e informalitetit, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Elbasan kanë konstatuar se 2 subjekte për shitjen e druve për zjarr, në fshatin Hotolisht, Librazhd, e zhvillonin aktivitetin e tyre ekonomik, në paligjshmëri.

Për këto raste u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësimi i paligjshëm”, për administratorët e këtyre 2 subjekteve, shtetasit K. S., 63 vjeç dhe A. Z., 38 vjeç, të dy banues në Librazhd.

Nga verifikimet është konstatuar se këta shtetas nuk deklaronin në organet kompetente, të ardhurat që gjeneronin nga 2 subjektet ekonomike që administronin, si dhe se nuk kishin regjistruar 2 punonjësit e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI